Stefan Cvajg dhe tragjizmi i mjeshtrit të fjalës
Nga Albert Vataj Të gjitha bukuritë që përmbushën një vullnesë hyjnore të njeriut në bashkëjetesën e tij me vetveten dhe botën, nuk mund të zhbëheshin pa u ndeshur me qëndismat e jashtëzakonshme, me të cilat Stefan Cvajg thuri individualitete dhe karaktere që do të vezullonin nga kjo bërthamë shndritëse rrëfimtare. Në kërkim të botëve të trazuara që daltuan me kujdes memorien e qytetërimit dhe mprehën me zemëratën e zjarrtë të rrufeve majat e kumtit, ai ngulmoi dhe u mbars jo vetëm me një zell qëmtese, por edhe me tragjizmin që përndoqi jetën e gjithë atyre, zymti, e cila u bë ngasje e ditëpasditshme deri në fundin e mbram. Shtjella që nxori në krye këtë mjeshtër të fjalës, këtë gjeni të mëtimit, do të vinte e të përzihej dhe të mbruhej dalëngadalë duke u kthyer në një magmë. Zemërata për një luftë të padrejtë, persekucioni ndaj popullit hebre, lëngimi prej përgjegjësisë së fajit, ikja dhe pamundësia për të rifilluar, për të ridalë rishtas në arenë, thyerja e qiejve dhe krah