Posts

Showing posts from June 17, 2013

Biçikleta e parë në Shqipëri, më 1907 nga konsulli suedez

Image
E ka kaluar shekullin që kur në Shkodër u pa të lëvizte rrugëve të saj, sa me kalldrëm e sa gjithë pluhur, një i huaj me një mjet që s'e kishte parë asnjë vendali i padalë jashtë shtetit. Kalendari fiksonte vitin 1907. Ai qe konsulli i nderit i Suedisë, ndaj edhe kush e dëgjoi, u dynd andej nga rruga kryesore ku ai lëvizte që ta shihte me sy atë mjet që ecte mbi dy rrota pa u tërhequr nga kafshët. Me kaq, kurioziteti u shua, po s'u shua lakmia për ta pasur një mjet të tillë udhëtimi dhe kush qe më i kamur e më i dalë jashtë Shqipërisë, nuk ngurroi të sillte biçikleta të markave të ndryshme, më së shumti italiane. Por në kuadrin historik na duhet të përmendim edhe një foto të dy burrave me biçikleta, të nxjerrë nga fototeka "Marubi" e vitit 1897, me veshje kombëtare shqiptare, por që nuk janë të evidentuar se kush janë për t'i dhënë më vërtetësi kohore asaj. Fillimisht biçikleta në qytetin tonë u quajt "Velisipet", por edhe dyrrotullake. Shkod

Arti fitimprurës i falsifikimeve

Image
Arti është sot objekt i preferuar investimi. Kjo favorizon krijimin e një tregu për falsifikuesit, pre e të cilëve bien edhe ekspertët. Pak ditë më parë u zbulua nga hetuesit gjermanë një rrjet i gjerë falsifikuesish. "Supremus" titullohet një nga pikturat që u sigurua gjatë sekuestrimit   t ë fundit kundër falsifikuesve të veprave të artit në Gjermani, Zvicër dhe Izrael. Autori i saj duhet të ishte Kazimir Malevich, një piktor nga avangarda ruse, por nëse piktura e siguruar ka dalë vërtet nga dora e tij, kjo nuk dihet ende. Punonjësit e Zyrës federale gjermane të Kriminalistikës gjetën gjatë bastisjeve të banesave ditët e fundit më shumë se 1000 objekte. Rreth 400 falsifikime të tjera të pikturave të Malevich, Wassily Kandinsky apo Alexej von Jawlensky, dyshohet se janë shitur, kryesisht jashtë vendit dhe tek koleksionistë privatë arti. Shumat që kanë fituar vetëm dy prej fallsifikuesve nga shitjet mes viteve 2011 dhe 2013 janë rreth 2 milionë euro. Sa   m ë shum

Kadare: Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët

Image
Në fundjavë (15.06) në Këln ishte i ftuar shkrimtari Ismail Kadare i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe shkrimtarja e njohur Helena Kadare. Kadare foli ndër të tjera për raportin Shqipëri - Europë - Perandori osmane. Bashkëbisedimi me shkrimtarin u fokusua më shumë në librat më të fundit të Kadaresë dhe veçanërisht në temat më aktuale që preukupojnë shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë. Duke u nisur nga jehona që ka bërë libri më i fundit i tij "Mosmarrëveshja“, pjesë e të cilit u lexuan në sallë shqip dhe gjermanisht, interesimi i publikut u ndal më së shumti në temën mjaft delikate të raportit mes Shqipërisë dhe Europës, apo të raportit të Shqipërisë me kohën e pushtimit turk, për të cilën kohët e fundit ka pasur shumë diskutime. Sipas Kadaresë, problemi thelbësor mbetet raporti i Shqipërisë me Europën „Nuk ka problem të Ballkanit, ballkanas - ballkanas ose problem të Shqipërisë, shqiptar – shqiptar. Nuk ka asnjë problem të asnjë populli të Gadishullit pa qenë i lidhur m