Posts

Showing posts from June 18, 2012

Kur demokracitë përplasen

Image
Volker Perthes Sot detyra e demokracive perëndimore është që të pranojnë dhe të përballen me “dallimet demokratike” në nivelin ndërkombëtar, duke synuar koalicione shumëpalëshe për menaxhimin apo zgjidhjen e problemeve Berlin, qershor – Natyra multipolare e sistemit të sotëm ndërkombëtar sërish do të vihet në pah gjatë samitit të radhës të G20-ës në Los Cabos të Meksikës. Tani problemet globale nuk zgjidhen, krizat nuk menaxhohen, rregullat globale nuk definohen vetëm nga një numër i vogël i fuqive perëndimore. Fuqi të mëdha dhe të mesme, si India, Brazili, Indonezia, Koreja Jugore, Turqia dhe Afrika Jugore po ashtu kërkojnë të kenë ndikim. Disa prej këtyre fuqive vazhdojnë të jenë ekonomi në lulëzim. Megjithatë, politikisht, shumica prej tyre e kanë kapërcyer pragun që e pengonte qasjen e tyre në vendimmarrje. Pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së vazhdojnë të mbrojnë të drejtën e tyre për t’u vërë veto rezolutave, derisa fuqia e tyre ushtar

The Washington Post: “Euro 2012”, Olimpiada, rruga e shtrenjtë për të rritur humorin evropian

Image
Anne Applebaum Në sallonin e bukurisë në rrugën Grzybovska, manikyristja shikonte orën e saj. E veshur kuq e bardhë, me vathë në formë pende kuq e bardhë, ajo ua lyente thonjtë kuq e bardhë gjatë gjithë ditës klientëve. Në sallonin e bukurisë në rrugën Grzybovska, manikyristja shikonte orën e saj. E veshur kuq e bardhë, me vathë në formë pende kuq e bardhë, ajo ua lyente thonjtë kuq e bardhë gjatë gjithë ditës klientëve. Por, tash ajo do që të mbarojë - së shpejti do të jetë koha për ndeshjen. A do të shkojë ajo? Sigurisht, që do të shkojë. “Këdo që njoh, shkon!”. Të premten e kaluar, u duk sikur të gjithë në Varshavë shkonin në ndeshjen – që e hapte kampionatin evropian të futbollit “Euro 2012”, i cili është bashkorganizuar këtë vit nga Polonia dhe Ukraina. Polonia në ndeshjen e parë luante kundër Greqisë dhe më shumë se 50 mijë veta ishin drejtuar për në stadium. Disa dhjetëra mijëra të tjerë ishin mbledhur në zonën e “tifozëve” në qendër të qytetit. Shumica ishin

Një stuhi e përkryer globale

Image
Nouriel Roubini Gjermania po i refuzon të gjitha masat kryesore politike për krizën në eurozonë, pasi që është e fiksuar në rrezikun kreditor, së cilit taksapaguesit e saj do t’i ekspozoheshin me një integrim më të gjerë ekonomik, fiskal dhe bankar. Si pasojë e kësaj, probabiliteti i një katastrofe në eurozonë po rritet. Dhe, derisa reja mbi eurozonë është më e madhja, megjithatë nuk është e vetmja që e kërcënon ekonominë globale. Përgatituni për telashe Nouriel Roubini New York – Re të errëta e të vrenjtura financiare dhe ekonomike po bredhin, siç po duket, në çdo drejtim: eurozonë, Shtete të Bashkuara të Amerikës, Kinë dhe kudo. Në të vërtetë, ekonomia globale në vitin 2013 mund të jetë një ambient shumë i zorshëm për të gjetur strehim në të. Për fillestarët, kriza e eurozonës po përkeqësohet, ndërsa euroja po mbetet tejet e fuqishme, masat e kursimit fiskal po e thellojnë recesionin në shumë shtete anëtare me krizën e kredive në periferi dhe çmimet e larta të naftës që

The Economist: Ngrohja globale - veriu në zhdukje

Image
Tani me ardhjen e verës, Arktiku është mbushur me jetë. Fitoplanktonët po lulëzojnë në detin e ftohtë. Zogjtë, peshqit dhe balenat kanë dalë në sipërfaqe. Miliona pata migruese janë në bazën e tyre të mbarështimit verior. Dhe zona është e mbushur me shkencëtarë, që po kryejnë ritualin e ri arktik.Nga tash deri në fillim të shtatorit, kur akujt polarë shkrihen në minimumin veror, ata do të zhyten në raportet e përditshme për detin e akullt që i nisin në Qendrën e të Dhënave të Akullit dhe të Qendrës amerikane Kombëtare të Borës. Të dhënat satelitore do të tregojnë se akulli është zvogëluar shumë nën mesataren afatgjatë. Kjo nuk është një anomali: që nga viti 1970, akulli detar u tërhoq për rreth 12 për qind në çdo dekadë.Akullnaja e Arktikut, sikurse edhe ajo e Grenlandës, po tërhiqet. Toka po del në shesh: në muajin qershor ka për një të pestën më pak borë, sesa në vitet ’60. Permafrosti është duke u pakësuar. Bimët aliene, zogjtë, peshqit dhe kafshët janë kacavjerrë në veri: