Molieri, komediani heretik
Jean-Baptiste Poquelin-Molier (15 Janar 1622 - 17 shkurt 1673) 392 vjet më parë lindi Molieri, themeltari i komedisë franceze, mendimtari dhe humanisti, dalzotësi i atributeve të shëmbëllimit të vlerës, doktrinës teatrore të cilën ai e ushqe me pasion të shpenguar dhe vullnet flakadan. Formëzimi i zanafillon në të ashtuquajturin “shekull i artë”. Me disa të tjerë që njëmendeshin me mendimin, filozofinë dhe botëkuptimin e tij, vuri themelet “Teatrit mbretëror”. Në këtë ndërkohje ai u vetëpagëzua me atë emër, me të cilin e njohim edhe ne sot, Molier. Në atëkohje ushtronte në të njëjtën kohë detyrën e aktorit, regjisorit, drejtuesit të trupës dhe autorit të teksteve. Të gjallët e tij nuk nënkuptohej tjetërkund veç teatrit, më të cilin u lidh mish e shpirt. Ai kishte behur jo si një rastësi në botën e komedisë, në shtjellën përpirëse të një epoke që përkundej në grahmat e agonisë dhe shterrimit. Hovi vetëtimthi dhe brofi ndryshimtar dhe fillimues. Shkallmoi muret e larta të rregull