Posts

Showing posts from October 15, 2012

“Agon”, një film shqiptar në Festivalin e Çikagos

Image
Ngjarjet e filmit “Agon” zhvillohen në Greqi, ku emigrojnë dy vëllezër nga Shqipëria; njëri integrohet, tjetri përfshihet në punë jo të pastra. Festivali i Ndërkombëtar i Filmit në Çikago ka përzgjedhur për herë të parë një film shqiptar në seksionin e regjisorëve të rinj. Regjisori Robert Budina merr pjesë me filmin e tij “Agon”. Filmi trajton e dramën e dy vëllezërve që emigrojnë në Greqi. Regjisori shqiptar Robert Budina dhe filmi i tij i sapopërfunduar me metrazh të gjatë “Agon” janë përzgjedhur dhe po marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Çikagos në SHBA, në garën zyrtare në seksionin për regjisorët e rinj. Festivali po zhvillohet nga data 11 deri në 25 tetor, ndërsa premiera botërore e filmit “Agon” do të bëhet në datat 18, 19 dhe 22 tetor në Çikago përgjatë zhvillimit të festivalit. “Në çastin që erdhi përgjigja isha pak i befasuar, sepse në Çikago ftohen filma që kanë marrë çmime në Europë. Ne marrim pjesë në seksionin e regjisorëve të rinj. Atje është një

Vedat Ademi: I dua shumë fëmijët dhe nuk do të ndalem me një

Image
Si jeni gjendur ju në Tiranë për herë të parë? Po, për herë të parë, unë kam ardhur për qejf dhe për të parë Tiranën. Unë në Kosovë, ndërkohë, kisha një grup timin dhe performoja live, nisur nga ky fakt sigurisht që më interesante edhe të shikoja se si zhvillohej jeta e natës këtu, në Tiranë pra. Të shikoja grupet shqiptare, si luajnë dhe çfarë repertori kanë. Dhe atë natë që kisha dalë u prezantova me artistë që luanin live, siç ishin Dorian Gjoni dhe Gent Myftarain, m’u sugjerua një material normalisht dhe ky ishte sebepi i parë, që unë fillova të vija në Shqipëri më shpesh. E pranova me shumë kënaqësi dhe erdha për ta regjistruar atë këngë, në të njëjtën kohë m’u afrua edhe pjesëmarrja në “Top-Shou” për të qenë pjesë e bendit dhe kështu filloi edhe karriera në një farë mënyrë, këtu në Shqipëri. Por, ajo që ju mbajti përgjithmonë këtu, ishte një vajzë, që më pas u bë edhe bashkëshortja juaj. Mund të na thonë ndonjë sekret të vogël të njohjes suaj? Nuk është se ka

Afërdita Zonja: Pse u largova nga skena e festivaleve

Image
Shfaqja juaj e fundit në televizion ishte pikërisht në emision “Pasdite në Klan”, ku ju ishit e ftuar, cilat ishin emocionet që morët? Sigurisht që ishte një pasdite e këndshme, pasi ishte live dhe surprizat ishin të tilla. Por, ditën tjetër, emocionet ishin edhe më të mëdha, pasi më erdhën shumë telefonata dhe përshëndetje, prej dashamirësve dhe miqve të mi që ju kishte pëlqyer shumë emisioni. Një pjesë shumë e bukur e të gjithëve ne është edhe fëmijëria, ju çfarë kujtoni sot nga ajo periudhë? Të them të drejtën, në atë moshë, kur ti sapo ke filluar që të bësh diçka, siç ishte në rastin tim kënga, nuk ke atë përgjegjësi që ke kur rritesh. Ke ato emocionet e moshës që janë në çdo fushë ku ti shfaq talent, por gjithçka rrjedh më natyrshëm, dhe kjo është diçka që ta afron vetëm ajo moshë, sigurisht që janë kujtime shumë të bukura, pasi duke u rritur në moshë, gjithmonë kujton, si filluam, si jemi dhe si arritëm deri këtu. Unë them se gjithmonë njeriu duhet të kthejë k

Felix Baumgartner: Minutat e rralla në hapësirë

Image
Red Bull Stratos/Misioni nga kufijtë e hapësirës përmbushet me sukses Roswell, NEW MEXICO - Sportisti austriak Felix Baumgartner tashmë është futur në librin e historisë, duke realizuar hedhjen nga stratosfera, nga 39,044 metra lartësi nga toka. Baumgartner arriti një shpejtësi rreth 1,342.8 km/h*, e cila pasi të certifikohet nga autoritetet përkatëse do ta bëjë atë personin e parë që tejkalon shpejtësinë e zërit në rënie të lirë, duke nxjerrë në këtë mënyrë të dhëna mjaft të vlefshme për eksplorimin e hapësirës. "Engjëlli jonë mbrojtës do të kujdeset për ty", këto ishin fjalët që u dëgjuan nga Qendra e Kontrollit dhe Felix Baumgartner hapi derën e kapsulës dhe u hodh. Baumgartner zbriti në tokë me parashutën e tij rreth orës 20:20, 14 Tetor 2012, në shkretëtirën e New Mexico-s, pas 9:03 minutash nga dalja e tij nga kapsula, e cila po mbahej konstante në një lartësi rreth 39,044 metra. Përgjatë 4:20 minuta rënie të lirë, përpara se të hapte parashutën, ai pë