Posts

Showing posts from November 6, 2013

Kuvendim me një mik për “kujtesën historike”

Image
Nga Albert Vataj "Kujtesa jone e trazuar historike, e mban peng te tashmen dhe s'na le te ecim me vetedije drejt nje te ardhme ma te ndriteshme. Vetem kur ta qartesojme vetveten ne raport me te kaluaren, mund te shohim drejt kah e ardhmja, sepse pa e ditur nga vime, s'e dime ku jemi dhe s'dime kah te shkojme. Ndue Ukaj Dakordësohem, parimisht me krejtçka orendis në këtë kuvendim fort të randsishëm dhe njiherash t’përshkuem ligsht prej tollovishë mediatike, retorikash jargavitëse, e valëvimash marramendëse flamujsh dhe zemëratash. Spariherë, fort i veçanti mik, duhet me ba me dije dhe me kjartësu do shumë gjana mbi produktin, “kujtesë historike”, masandej me marrë në konsideratë, se s’andejmi apo tjetërkund “stuket” ajo hajmali e së keqes që s’na len me rend përpara. Historia, ajo e situn shkel e shko dhe e mrujtun në mbamendjen dhe trajtesa qejfmbetësish dhe inatçorësh, trajtuar nëpër periodikët dhe broshurat e asokohëshme, molepsun prej anësishë poli

Persiatje rreth tradhtisë

Image
Nga Albert Vataj Nevoja e njeriut për të trëdhtuar, për të shkelur me këmbë atë që ka ndërtuar me lot dhe gjak, me mund dhe sakrifica, pasion dhe besim është spariherë një arsye e kësaj specie për të dëshmuar një normë jetësore të habitatit të tij. Të gjithë tradhtojmë. Duke tradhtuar jetojmë, gjithnjë me të papriturën, përherë me rrezikun, çdo çast me të mundimshmen, të nënshtruar, të nëpërkëmbur, të tjetërsuar, sfidues gjithqysh. Tradhtojmë jetën, ngadhnjimin për t’ia dalë në detyresën tonë Sizifiane, duke e flakur veten në neveri, pështirësi, përdalje, keqardhje, asgjesim... dëshmojmë tokësoren e jetësimit nër ne. Tradhtojnë dashurinë, për të cilën ishin të gatshëm të linin edhe jetën. Tradhtojnë idealet, shpirtin shpërthyes të densitetit mishtorë dhe emocional, duke e këmbyer dhe humbur me një përvojë kalimtare, me një aventurë shkelqimesh fluide. Tradhtojnë besimin, këtë energji pozitive që na mban pezull duke e hovur drejt qiellit masën e pështirë dhe t