Posts

Showing posts from May 10, 2013

Giuseppe de Siati - Gjermani me zemër shqiptare

Image
Emrin e Giuseppe de Siatit shumë artistë, shkrimtarë e intelektualë shqiptarë e lidhin me njeriun që iu hapi dyert e botës së artit dhe kulturës në Berlin. Në Prill ai u nda papritur nga jeta në moshën 67 vjeçare. Në Maj ish-botuesi Giuseppe de Siati kishte planifikuar të bënte një udhëtim nëpër Shqipëri, do të ishte njëri nga udhëtimet e shumta në vendin ku e prisnin me shumë dashuri miqtë dhe artistët - vendin që ishte kthyer si në një vendlindje të dyte prej vitesh. Ky udhëtim tanimë nuk do të zhvillohet kurrë, pasi më 18 Prill në moshën 67 vjeçare, Giuseppe de Siati ndërroi jetë papritur në shtëpinë e tij në Berlin. Një lajm i trishtueshëm dhe shokues për familjen, miqtë, për kolegët e tij të „Bodrumit të librarëve“ në Berlin, ku ai ishte mjaft aktiv dhe drejtues i projektit deri në vitin 2004, por edhe për miqtë e tij shqiptarë në Tiranë. „Shqipëria pasion jete“ Ndoshta jo shumë vetë në publikun shqiptar e njohin emrin e Beppos, siç e thërrisnin shkurt Giuseppe de Siat

Të rinjtë luajnë shumë rol në procesin e integrimit europian

Image
Në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Europës të rinj shqiptarë dhe gjermanë kanë diskutuar në Tiranë mbi sfidat e procesit të integrimit europian të vendeve ballkanike. Aktivistë të Junge Europaische Foderalisten - Berlin (JEF - Berlin) kanë rreth 5 vite që kanë futur në axhendën e punës se tyre kooperimin me homologët e vendeve nga rajoni i Ballkanit. Duke shfrytëzuar axhendën e aktiviteteve që zhvillohen në kuadër të Ditës së Europës, 12 prej tyre janë nisur nga Gjermania për të bërë një tur me disa ndalesa në vende të ndryshme të rajonit, si në Serbi, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi etj. Duke organizuar tryeza diskutimi dhe takime me aktorë të ndryshëm publikë dhe ekspertë të marrëdhënieve rajonale, ata fokusohen më shumë në rolin dhe ndikimin e të rinjve në shoqëri dhe sfidat e procesit të integrimit europian të vendeve ballkanike. Grupi i të rinjve nga JEF - Berlin ka një përbërje mikse: ka nga jeta universitare, specialistë që punojnë direkt në sipërmarrje, ka nga ata që

Maqedoni: Kujdes më i madh për trashëgiminë kulturore

Image
Përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë për trashëgiminë kulturore vlerësojnë se në Maqedoni duhet urgjentisht të respektohet dhe zbatohet Ligji për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Policia e Maqedonisë në kuadër të aksionit ”Fallanga” ka zbuluar një grup kriminal i cili nga lokalitetet arkeologjike në territorin e Demir Kapisë, Sveti Nikollës, Kavadarit dhe Shkupit ka kryer gërmime ilegale të artefakteve me vlerë kulturore dhe arkeologjike. Ky grup kontrabandistësh ka bërë shitjen e artefakteve në vend dhe jashtë si dhe shitjen e ikonave për të cilat ekziston dyshim se e kanë prejardhjen nga objektet kishtare dhe kanë vlerë të çmueshme për trashigiminë kulturore. Në grupin e të arrestuarve ka edhe shtetas të Serbisë që sipas ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska është indikacion se bëhet fjalë për grup kriminelësh me karakter rajonal. Lajmi për vjedhjen e artefakteve ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion meqë në mesin e të arrestuarve ka edhe persona

10 maj 1933: Djegia e librave në Gjermani

Image
Me 10 maj 1933 u dogjën me dhjetëra mijëra libra në Gjermani. Ishin studentët dhe një pjesë e profesorëve ata të cilët po përpiqeshin të "spastronin shpirtin gjerman". Me 10 maj 1933 u mblodhën në Berlin rreth 70.000 njerëz, në vendin ku studentët me karroca dhe gjëra të tjera kishin sjellë më shumë se 20.000 libra dhe vepra artistike të autorëve të njohur gjerman si Heinrich Mann, Erich Maria Remarque apo Joachim Ringelnatz. Udhëheqësi i studentëve nacionalsocialist Herbert Gutjahr mbajti një fjalim: "Vepra jonë drejtohet kundër shpirtit jogjerman. Çdo gjë jogjermane unë ia dhuroj zjarrit". Masa brohoriste. Para saj digjeshin në flakë librat. 23 vjeçari Gutjahr hodhi edhe një krah me libra të tjerë në zjarr. "Kundër shpirtit jogjerman!" Skena si kjo në sheshin e Berlinit para 80 vitesh u zhvilluan në tërë Gjermaninë. Në të gjitha universitetet u dogjën prej studentëve vepra të autorëve që nuk përputheshin me ideologjinë nacionalsocialiste. Kët

Këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani vazhdon drejt triumfit ne "The Voice of Italy"

http://youtu.be/TBIl6vQAsjU   Elhaida Dani triumfon përsëri në garën e ashpër të "The Voice of Italy". Këngëtarja jonë konkurroi mbrëmjen e kaluar me këngën "Nessun Dolore".   Dani,19-vjeçarja nga Shkodra, e cila bën pjesë në grupin e të madhit Riccardo Cocciante-s, triumfoi sërish, duke kaluar në një tjetër etapë të këtij konkurrimi. Ajo 'mbijetoi' në momentin e eliminimit, para të cilëve u vunë në rrezik ajo bashkë me tre kolegët e saj. Skuadra e Kociantes është cilësuar dhe si më e kompletuara, duke veçuar Elhaida Danin si një këngëtare me teknikë dhe ndjeshmëri të jashtëzakonshme. Elhaida ka konkuruar e dyta në skuadrën e saj me një nga këngët e Lucio Batistit ‘Nessun Dolore. Dani është shprehur e nderuar për këtë pjesë por dhe e shqetësuar për interpretimin e saktë në italisht. Kociante e ka prezantuar duke thënë se Elhaida duhet të dilte nga lëvozhga e saj për të kënduar dhe kur ta bënte këtë do ishte e mrekullueshme. Ka mjaftuar kjo, që Elhaida të