Posts

Showing posts from April 24, 2012

Razma, guri shndritësnë gjerdanin e turizmit malor

Image
Nga Albert Vataj Ke vendosur të bashkëngjitësh në agjendën e larmishme gjeografike të pushimeve edhe një tjetër destinacion. Në këtë bollek mundesishë që të ofron e sotmja, e dyndur tek turizmi, si mundësi dhe kapacitet i frytshëm biznesi, Razma mbetet një goditje në shenjë. Kjo piketë e re në hartën e dominimeve të ndërkallura nga dëshira për të provuar, Razma është padyshim një nga mrekullitë shqiptare të natyrës, guri shndritës në gjerdanin e turizmit malor. Një bukuri e virgjër të ndjek nga pas sapo përpjetesh në gjarpërimin për në destinacionin turistik. Një frymëmarrje e gjallë, e thellë, laroshe dhe e gjelbër, e mbush përplot me ambrozin e jetës, plazmojnë tablonë e këtij udhëtimi, kësaj ngarëndje për t’i shpëtuar vapës përvëluese që jep shpirt përgjatë kacarritjes në muret e dendura të gjelbërimit, e taftit të freskët që rigon nga qielli blu, e gufon nga humusi i vitalitetit të jetës që gjallon këndej. Megjithëse është ndër piketat e kahershme të turizmit malor

DENI DIDRO: Natyra është shumë më tepër se një mekanizëm i vdekur, ajo është jetë organike

Image
Deni Didro (Denis Diderot),u lind më 5 tetor 1713 në Langres, në Shampanjë; ai ishte bir i një tregtari thikash dhe i gruas së tij, Anzhelikë Vinjeron. Nga viti 1723 deri më 1728, shkoi në kolegjin e jezuitëve të Langresit, para se të vazhdonte kolegjin Luigji i Madh (ndryshe kolegji i Harcurit) në Paris. Më 1732, mbasi mori titullin magister artum i Universitetit të Parisit, u regjistrua në kurset e teologjisë në Sorbonë. Duke punuar në të njëjtën kohë si ndihmës te një avokat, Didroi jetonte me punë të vogla: shkrime predikimesh për fillestarët klerikë, mësime private, redaktim artikujsh gazetash dhe përkthime nga anglishtja. Më 1742, u njoh me Zhan-Zhak Rusonë, me të cilin do të lidhte një miqësi që vazhdoi për katërmbëdhjetë vjet, deri në grindjen përfundimtare. Më 1743, kundër dëshirës së prindërve të tij, Didroi u martua me një rrobalarëse, Antuanetë Shampion; nga katër fëmijë që patën do të jetonte vetëm një vajzë, Anzhelika. Më 1746, Didroi u dha pas ndërmarrjes së gje