Posts

Showing posts from September 23, 2013

Harabelat u fluturofshin sipër varreve

Image
Nga Edison Ypi Zemra mal të bëhet tek i shikon në këtë fotografi këta diva, këta vigana, këta titana, këta heronj, këta dëshmorë, këta martirë, këta therorë, këta fenera, këta kandila që nuk kursyen asgjë për ndriçimin si të mendjes dhe të shpirtit të Kombit në kohët më të errëta dhe më të koklavitura. Ishin këta ata që natën e bënë ditë, muzgun ag dhe agun muzg. Ishin kët a skllevër të përunjur të idealizmës që nuk u vajti kurrë mendja për asnjë përfitim material, këta që lekut i thanë ik se s'të shohim dot me sy, që fitimit i thanë shporru se s'ke punë me ne, që pasurimit i thanë sikter se na ndot, që nepotizmit i thanë thyej qafën na ler të pastër, që meritokracisë i thanë bujrum ta ndërtojmë Shqipërinë së bashku, që neveritën rehatinë dhe dhjamosjen mikroborgjeze në të mirë të dinamizmit proletar, që nuk e kanë idenë se çfarë janë llogaritë bankare, bixhozi me paret e vjedhura, shpërdorimi apo në përgjithësi manovrat lukrative. Duke parë këtë foto monume