Posts

Showing posts from October 21, 2013

Kultura e protestës në kishën katolike

Image
Rasti i ipeshkvit Tebartz-van Elst nuk ka shkaktuar kritika vetëm në ipeshkvinë e Limburgut. Protesta kundër kishës katolike në të kaluarën ka pasur herë pas here - jo vetëm për shpërdorim parash. E diela e kaluar ishte e ndryshme në Limburg. Ora e katedrales se qytetit qe manipuluar në një mënyrë të tillë nga kritikët e ipeshkvit Franz Peter van Elst, sa në orën 12 ajo ra 13 herë - si paralajmërim për dinjitarin e kishës. Para kishës protestonte njëkohësisht kundër ipeshkvit një grup të kriterësh katolikë, i cili është bërë i diskutueshëm ndër të tjera edhe prej financimit të paqartë të rezidencës së re të ipeshkvit, që ka kushtuar më shumë se 30 milionë euro. Por kritika nuk drejtohej vetëm kundër sjelljes së ipeshkvit, por edhe kundër kishës katolike në përgjithësi. "Nuk ka një kulturë demokratike, nuk ka një kulturë debati", i tha DW Joachim Schaefer, i komunitetit katolik të katedrales në Wetzlar. Në vitet '70 ka qenë një klimë nxitëse për kritika. "Por