Posts

Showing posts from March 20, 2012

Arritën plebejtë ose psikologjia e partizanit Meke

Image
Shpëtim Kelmendi Na ishte njëherë një kohë kur zotëria ishte zotëri dhe plebeu ishte plebé. Kohë njëmend e mirë dhe, mjerisht e papërsëritshme. Kishte një hierarki shoqërore natyrale dhe secili e dinte vëndin e vet. Edhe tashti kohë e mirë është. Zotërinjtë janë prapë, e po prapë janë edhe plebejtë, ve ç me një ndryshim të vockël: në shumicën e rasteve zotëria i sotëm është plebeu i dikurshëm, ndërsa plebeu i sotëm është zotëria i dikurshëm. Mendoj se Shqipëria jonë, së paku që prej gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë, e në vijim, duhet të jetë një nga vëndet që ka vuajtur më së tepërmi nga sundimi dhe psikologjia e plebejve. Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të flasim keq për plebejtë, por të përpiqemi të vëmë në dukje se cili është një nga shkaqet madhore që e dëmton një bashkësi a shoqëri njerëzore. Përse mendojmë se plebeu nuk duhet të marrë assesi në dorë fatet e këtij vëndi në të gjitha fushat? Sepse plebeu arrin të perceptojë vetëm të sotmen, por jo të shkua

Kultura e ujit të parajsës

Mbi prapambetjen tonë në fushat e artit dhe mungesën e ndërkomunikimit cilësor Shpëtim Kelmendi S’ka dyshim se, përsa i përket arritjeve artistike në përgjithësi,   jemi një vend vërtetë i prapambetur.   Me këtë nuk bëj ndonjë zbulim. Por, meqë jemi tek zbulimi, duhet ta pranojmë se pikërisht prirja aventureske për të bërë zbulime e gjëra të reja, ka ndikuar në mënyrë fatale në mosecjen tonë përpara në planin artistik.   Në një parabolë sufi të lindjes, rrëfehet për një beduin të panxënë, që ishte endur tërë jetën nëpër shkretëtirë. I gjori beduin ishte mësuar të pinte vetëm ujë të njelmët, ndaj, kur një ditë zbuloi një burim me ujë, nga ai që njerëzimi pinte normalisht prej mijëra vitesh, u lumturua së tepërmi dhe thërriti me zë të lartë se kishte zbuluar ujin e parajsës. Mbushi një rrëshek nga ky ujë dhe ia çoi mbretit. Ky i fundmi, meqë i erdhi keq t’ia shpërbënte iluzionin e “zbulimit”, i caktoi një rrogë dhe   emroi si nëpunës të ujit të parajsës, ujë me të cilin do t

Mungesa e debatit kulturor

Shpëtim Kelmendi Një nga shkaqet madhore që niveli ynë kulturor dhe artistik është kaq i ulët, mendoj se ka të bëjë, veç tjerash,   me mungesën e plotë të debatit në vendin tonë. Nëse flas rreth nevojës së domosdoshme të debatit, nuk kam këtu fare parasysh prirjen për të shfaqur protagonizëm, egoizëm, cmirë, urrejtje, përbuzje dhe mospranim të vlerave të të tjerëve. Është fjala, mbi të gjitha për një akt qytetar, që nxit ecjen përpara. S’ka dyshim se në shumicën e rasteve, marrëdhëniet mes njerëzve që merren me punët e artit e të kulturës janë jo veç të sëmura, por edhe pothuajse perverse. Nëse ndokush mban një qëndrim të caktuar në lidhje me një libër, ekspozitë, shfaqje teatrore, koncert apo diç tjetër, kjo duhet parë në mënyrë të padiskutueshme si një akt shumë i vyeshëm kulturor, artistik e qytetar. Përsa kohë që kemi të bëjmë me një aktivitet apo produkt artistik që i serviret një publiku të gjerë, atëherë duhet të kuptojmë se fjalët që autori thotë apo shkruan, i nevrikosur

Kultura si themel i vlerave qytetare

Shpëtim Kelmendi Që asnjë qeveri shqiptare nuk do t’ia dijë fare për kulturën, këtë e dëshmon niveli i kësaj kulture, mendësia, roli,   dhe ritmet e zhvillimeve të saj. Por e dëshmojnë edhe shumë gjëra të tjera. Mund t’i shqyrtosh me vëmendje të gjitha arritjet e kulturës përgjatë tërë hapësirës kohore brënda të cilës kemi funksionuar si shtet më vete, e do vëresh se periudha më e shkretë, përsa i përket vëmendjes zyrtare dhe shtetërore, është ajo e demokracisë. Demokraci, është fjalë disi e ekzagjeruar kur e përfshijmë në një kontekst shqiptar, por në vetvete ky term është kulturor dhe estetik. Duhet pranuar se gjatë diktaturës, kultura u përdor për qëllime propagandistike dhe ideologjike, por, gjithsesi, e rëndë të thuhet, ky qëndrim ndaj saj duhet vlerësuar në një farë pikëpamjeje. Dua të them, se krerët e diktaturës kishin kuptuar diçka shumë të rëndësishme: që kultura është një mjet shumë i efektshëm për të ndikuar në vetëdijen e masave. Sigurisht, ata e përdorën kulturën

Kultura e ujit të parajsës

Image
Shpëtim Kelmendi S’ka dyshim se, përsa i përket arritjeve artistike në përgjithësi,   jemi një vend vërtetë i prapambetur.   Me këtë nuk bëj ndonjë zbulim. Por, meqë jemi tek zbulimi, duhet ta pranojmë se pikërisht prirja aventureske për të bërë zbulime e gjëra të reja, ka ndikuar në mënyrë fatale në mosecjen tonë përpara në planin artistik.   Në një parabolë sufi të lindjes, rrëfehet për një beduin të panxënë, që ishte endur tërë jetën nëpër shkretëtirë. I gjori beduin ishte mësuar të pinte vetëm ujë të njelmët, ndaj, kur një ditë zbuloi një burim me ujë, nga ai që njerëzimi pinte normalisht prej mijëra vitesh, u lumturua së tepërmi dhe thërriti me zë të lartë se kishte zbuluar ujin e parajsës. Mbushi një rrëshek nga ky ujë dhe ia çoi mbretit. Ky i fundmi, meqë i erdhi keq t’ia shpërbënte iluzionin e “zbulimit”, i caktoi një rrogë dhe   emroi si nëpunës të ujit të parajsës, ujë me të cilin do t’ia shuante etjen falas të gjitha karvaneve që do kalin aty. Mandej, mbreti thirri m