Në botën e Kainit, të jetosh si Abel
Do ta filloj që nga origjina. Eva lindi 2 fëmijë, Kainin dhe Abelin. Ishin fëmijët e mëkatit e megjithatë Zoti u dha të dyve dy mundësi për të punuar e jetuar mirë. Kainit i la porosi të kultivonte tokën e të rriste fruta të bollshme prej saj, ndërsa Abelin e porositi të rriste bagëtitë e ta shumonte grigjën e tij. Të dy u munduan të bënin më të mirën e mundshme dhe një ditë ia ofruan produktet e tyre Zotit që ua kishte ofruar këtë mundësi. Nga të dy produktet që vëllezërit i ofruan, Zotit i pëlqeu më shumë oferta e Abelit, flija e bagëtive. Duket sikur Zoti parapëlqeu bariun e jo bujkun, por në fakt nuk është ashtu. Në këtë keqkuptim, Kainit iu errësuan sytë, ndoshta nga Zilia dhe e vrau të vëllanë. Që atëherë Zoti tha se askush nuk duhet ta prekte Kainin, pasi kjo ishte çështje e tij. Kurse Kainit vetë i tha se do t‘i dilte shpirti brezni pas breznie e me shumë mund do t‘i nxirrte të mirat e tokës që i ishte dhënë si dhuratë e që nuk e kish vlerësuar. Del e qartë se nga ego