Kadare: Europa - gjendja e natyrshme e Shqipërisë, e vetmja
Ideja e Shqipërisë europiane, si frymë historike dhe realitet, në një dialog të rrallë mes Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi, dhe shkrimtarit më të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Shkëmbim përsiatjesh mes shkrimtarit dhe diplomatit se si ky përcaktim dhe kuptimshmëria e tij ndryshuan në kohë. Cili ishte dhe është ndikimi i idesë së Shqipërisë europiane në politikën, shoqërinë dhe kulturën shqiptare? Dialogu mes Ismail Kadaresë dhe Ambasadorit Sequi është i pari i llojit të një kolane që do të publikohet në median e shkruar, ideuar nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, ku shkrimtarë, filozofë, analistë, artistë ndajnë me Ambasadorin e Bashkimit Europian dhe me publikun shqiptar vizionin e tyre mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Ambasadori Sequi: Zoti Kadare, ju falënderoj shumë që pranuat të jeni pjesë e kësaj iniciative ku Ambasadori i Bashkimit Europian po vendos një dialog të hapur me disa nga përfaqësuesit e