Posts

Showing posts from October 22, 2012

Sekretet e Ernest Heminguej-it

Image
Gjashtë dekada më vonë dosjet e librarisë dhe muzeut “Xhon F. Kenedi” në Boston, që mbajnë mijëra letra dhe dokumente të Ernest Heminguej-it, janë hapur. Prej më shumë se dy javësh i janë nënshtruar procesit të restaurimit. Specialistët kanë vetëm një synim: “t’i shpëtojnë nga degradimi”. E gjitha kjo ndodh gjashtë dekada pas largimit nga jeta të shkrimtarit të njohur. Ky proces restaurimi, ka nxjerrë në pah edhe të pathëna të Heminguej-it. Mes atyre që i kanë shkruar letra janë edhe figura të njohura të Hollivudit si Ingrid Bergman dhe Marlene Dietrich, shkrimtari F. Scott Fitzgerald dhe Gertude Stein, por edhe botuesi i tij, Max Perkins. Në njërën nga letrat e gjetura e të restauruara është edhe ajo e aktores Ingrid Bergman, e cila në vitin 1950 i ka shkruar Heminguej-it nga Roma e Italisë. “Do të kujtoj njerëz si ju dhe do ta harroj pjesën tjetër të botës”, kishte shkruar aktorja në letrën drejtuar shkrimtarit. Restaurimi i letrave po bëhet në një laborator në New Engl

"Historia e krishterimit" e Gian Luca Podestà dhe Giovanni Vianvjen ne shqip

Image
Në epokën postmoderne, aq shumë e dëshiruar të jetojë të tashmen duke harruar rrënjët e saj, historia e kishës dhe e krishterimit, dhe e ndikimit që ato kanë pasur në histori, meriton një vend të veçantë. Kjo ka qenë bindja që ka frymëzuar librin "Historia e Krishterimit", shkruar nga Gian Luca Podestà, profesor i Historisë së krishterimit në Università Cattolica i Milanos, autori i pesëmbëdhjetë kapitujve të parë, dhe nga Giovanni Vian, profesor i historisë së kishave të krishtera në Università Ca' Foscari i Venecias, autor i shtatë kapitujve të fundit. Pasi bëjnë të qartë se nocioni i "historisë së krishterimit" nuk është i njëjtë me atë të "historisë së Kishës", sepse përfshin brenda tij edhe përvoja që janë lëvruar përtej kontekstit të sferave ngushtësisht kishtare, autorët vënë në dukje se vepra ka për qëllim të japë një sintezë. Vepra e merr fillesën te jeta dhe mësimet e Jezuit, dishepujt e të cilit janë shumë të vetëdijshëm në lid

Shkrimtarët, më të rrezikuarit nga vetëvrasja

Image
Në bazë të ekspertëve që kishin studiuar më shumë se një milion persona, kreativiteti shpeshherë ndërlidhet me sëmundje mendore, e personat më të ekspozuar janë shkrimtarët. Në bazë të hulumtimeve që ishin bërë nga Instituti Karolinska në Suedi, shkrimtarët janë më të rrezikuarit nga ankthet dhe çrregullimet bipolore, skizofrenia, depresioni dhe keqpërdorimi i narkotikëve. Mundësitë që shkrimtarët të kryejnë vetëvrasje janë dy herë më të mëdha në krahasim me njerëzit e rëndomtë. Valltarët dhe fotografët kanë më shumë gjasa të preken nga çrregullimi bipolar. Shkencëtarët thonë se rezultatet e tyre hedhin dritë në çrregullimet mendore, që nga tani duhet të shikohen më ndryshe. “Kjo mënyrë e ekspozimit dhe fenomenet që ndërlidhen me sëmundjet mendore hapin rrugë për shërimin e tyre. Me këtë rast, mjeku dhe pacienti mund të arrijnë një marrëveshje se çfarë duhet shëruar dhe me çfarë çmimi”, thotë dr. Simon Kyaga, njëri nga pjesëmarrësit në këtë hulumtim.

Kritiku letrar amerikan, Harold Bloom: Nobeli, çmim për idiotë!

Image
Harold Bloom, kritik letrar amerikan, rrëfen për erudicionin e tij, për autorët që i do dhe për ata që i urren si dhe për Nobelin, për të cilin thotë se është çmim për idiotë. “Një vit më parë jam rrëzuar dhe i kam thyer të gjitha vertebrat e shpinës. Doktorët më patën quajtur të vdekur, ama ja ku jam”. Sytë e çeltë - të ndryshueshëm të Harold Bloomit janë dëng me trishtim të përzier me turp derisa mundohet ta justifikojë atë bastun, tashmë të pandashëm, me të cilin mbahet për t’i duruar barrën e viteve dhe angaritë e një fiziku që s’do t’ia dijë në ndjekjen e ritmeve ende frenetike të mendjes së tij të jashtëzakonshme. “Ajo që sot më dhemb më së shumti është se s’mund të udhëtoj më”, shpjegon autori i kanunit perëndimor, “Ankthi i ndikimit” dhe i 30 librave të tjerë që e kanë revolucionarizuar historinë e kritikës letrare botërore. “Kam çuar një jetë të hallakatur, duke pirë, duke tymosur cigare dhe duke lënë anash ushtrimet fizike”. Enciklopeditë e përshkruajnë si “

Nobeli i relativizuem

Image
Ardian Ndreca Kur bahet fjalë për dhanjen e Nobelit në letërsi çështja bahet disi subjektive, pse shumëkujt mund të mos i pëlqejë José Cela, Dario Fo apo Elfriede Jelinek, megjithatë kriteret dhe primjet politike të jurisë janë ato që janë dhe asht e drejta e tyne me ia dhanë atë çmim. Në historinë e letrave botnore ka pasë edhe shumë prej atyne që nuk e kanë marrë çmimin Nobel edhe pse e kanë meritue dhe kanë qenë kandidatë të vlefshëm, nji prej tyne për shembull asht poeti hermetik Giuseppe Ungaretti, apo shkrimtar anglez Graham Greene, për të cilin flitej se tue qenë se kishte pasë marrëdhanje dashunore me gruen e nji prej antarëve të komisionit, hakmarrja ma e fortë ndaj tij shprehej në mos dhanjen e atij çmimi. Sigurisht këto janë thashetheme, pse arsyet duhet të kenë qenë ma banale që në listën e Nobelit sot të gjejmë Dario Fo dhe jo Graham Greene! Poeti hermetik Giuseppe Ungaretti   Shkrimtar anglez Graham Greene Shkrimtari dhe filozofi francez Jan Pau