Njeriu, shëmbëlltyra e njerëzimit
Nga Albert Vataj Njeriu në labirintin e tij të pikëpyetjeve, të cilave, qaset t’u rrethvijë, me një vullnet dhe përgjegjësi personale, të mikluar nga të qenit i kultivuar, tashmë i lipset të kapërcejë gjithë mëdyshjet, për me përcaktu qartësisht misionin e tij. Njeriu si alternative kryesore ka zgjedhjen midis jetës dhe vdekjes. Njeriu është i lirë të bëjë këtë, por liria e tij është e kufizuar. Ekzistojnë një mori kushtesh që favorizojnë ose jo drejt prirjes për të zgjedhur, konstitucionin psikik, specifika e shoqërisë, në të cilën ai është pjesë dinamike si familja, mësuesit, miqtë, të cilët i takon dhe i zgjedh. Njeriut i lipset të zgjerojë kufijtë e lirisë, të forcojë rrethanat që e favorizojnë jetën dhe të kundërshtojë potencialisht dhe vijimisht gjithë komponentët që tentojnë të normëzojnë mozaikun. Jeta dhe vdekja nuk janë gjendje biologjike, por të qenies, të qëndrimit ndaj botës. Jetë në një farë mënyre do të thotë ndryshim i pandërprerë, rilindje dhe reinkarnim, m