Elhaida Dani, uragani vokal që përmbyti të gjithë barrierat e anatemës, ylli që “vërbon” me shkëlqimin e vet
Elhaida Dani, një shkodrane finaliste në “The Voice Of Italy” Nga Albert Vataj Ajo është tashmë në finale. Për të flitet, pëlqime dhe komente pafund në rrjetet sociale. Emri dhe fama e saj kapërthejnë majat. Ajo është shqiptare. Më shumë se si e tillë ajo mban mbi vete të drejtën e përfaqësimit të Shkodrës, djepit të kulturës që s’resht së përkunduri talente dhe ambicje artistike që ngulmojnë vetëm sfida. Edhe një hap dhe zëri dhe interpretimi i saj do të ngrenë urën e ngjitjes në apogje. Eshtë e vetmja shqiptare që ka mundur të ngjisë aq lart talentin dhe të drejtën e të qenit konkurues në një botë, e cila nuk ka nguruar asnjëherën të na shohë vëngër dhe të na trajtojë si “delja e zezë” e tufës. Elhaida Dani, shkodrania 20-vjeçare padyshim është në qendër të vemëndjes, në fokusin e botës shqiptare, është ylli përnga i cili kemi hedhur vështrimin të gjithë. Elhaida Dani di vetëm të shkëlqejë, vezullimi i saj si ai i një yllë shpërtheu teksa interpretoi përk