Posts

Showing posts from February 22, 2014

Stefan Cvajg, pena shkëlqimtare e korifeut të letërsisëste

Image
Përvjetori i tragjizmit të 23 shkurtit të vitit 1942 Nga Albert Vataj E pashoqe ishte ajo penë, kushtruese rrapëllima e atij shpirti, fatale, të mbramët e frymës së tij. Stefan Cvajg mbamendet në dëshirimin e ëndjes për të bukurën, si vetanaku i shkëlqimimit që rrezëlliti dielli i tij nëpër terrin dhe kthinat tinzare ku strukeshin tutet djajt e perëndishëm të letërsisë. Me yshtjen e tij rrëfimtar, ai kapërtheu tonalitetet e të gjithë ngjyresave që sendërtonin jetësoren e ndërkohjeve të ndryshta të atyre mendjeve që amshuan me gjenialitetin e tyne. Të gjitha bukuritë që përmbushën një vullnesë hyjnore të njeriut në bashkëjetesën e tij me vetveten dhe botën, nuk mund të zhbëheshin pa u ndeshur me qëndismat e jashtëzakonshme, me të cilat Stefan Cvajg thuri individualitete dhe karaktere që do të vezullonin nga kjo bërthamë shndritëse rrëfimtare. Në kërkim të botëve të trazuara që daltuan me kujdes memorien e qytetërimit dhe mprehën me zemëratën e zjarrtë të rrufeve majat e ku

Havzi Nela, zani kushtrues i një shpirti ngadhnjimtar

Image
80-vjetori i lindjes së poetit disident Nga Albert Vataj Në ndërmendjen e përvjetorit të lindjes së poetit, tuj kumtu mirënjohje për krejtçfarë ai e shkroi me gjak mbrojti me kalvar, ngucemi tash me rijetu copëza të atij mundimi të pashoq hekash dhe lëngimesh që gjaset me i gatu vetëm havani i terrtë i kobit të kuq. I vetmi krim që ky za kushtrues kishte konsumu, dhe për të cilën ai shkoi në litar 26 vjet më parë, ishte vullnesa për me ia kushtu veten mish e shpirt shërbesës së fjalës së lirë. I pamposhturi i kushtrimit të lirisë, i kumtit ngadhnjyes të poetit, ishte Havzi Nela. Varra e mbrame e bishës në agoni. Zemra e thyeme e një shtati të drobitun. Zani gjëmues i një shpirti ngjadhnjimtar. Sot 80-vjet më parë një e qarë fëmije do të këndellte një tjetërqysh kreaturë jetësimi në qiellin e rrëzuar mbi pullazet e majeve në Kollovozin të Kukësit. Një shkulm flakadani do të gjëmonte në oxhakun e asaj votre, tuj ysht një të shtënë lumnie që theri përmes terrin e asaj nate k