Luan Krasniqi: Jam ndarë nga luftimet, por jo nga boksi e sporti”
Boksieri më i suksesshëm shqiptar në historinë e deritashme të boksit profesionist, Luan Krasniqi, pas shkëlqimit të tij për disa vjet radhazi, përvojën e tij po e vë në shërbim të këshillimit, mbështetjes së talentëve të rinj dhe komentimeve në mediumet më të njohura gjermane. Por, cili ishte Luani jashtë ringut, atëherë kur i paloste dorëzat, fshinte djersët, dilte nga ëndrrat dhe i kthehej jetës reale. Intervistoi: Dashnim Hebibi Z.Krasniqi, kaluan disa muaj që përfundimisht u larguat nga boksi aktiv. Na thoni, si e morët këtë vendim? Të marrësh një vendim në momentin e duhur dhe të veprosh atëherë kur është e nevojshme, kjo është një vlerë e respektit të vetes dhe të njerëzve që të respektojnë. Prandaj, këtë e kam planifikuar me kohë dhe si tejet normale. E kishit vështirë të vendosni që të mos jeni më në ring? Por unë nuk jam larguar nga ringu. Atë e kam në kujtime të përhershme dhe me të shoqërohem në vazhdimësi. Shpeshherë jam pranë ringut, në manifestimet