Diana Çuli: Jo çdo vepër që shkruaj mund ta botoj
Izaura Ndoj Diana Çuli njihet si një nga shkrimtaret më të rëndësishme të letërsisë sonë. Prej kohësh, Çuli është e angazhuar në fushën e të drejtave të njeriut dhe të grave. Me veprimtarinë e vazhdueshme shoqërore dhe politike në mbështetje të lëvizjes së grave në Shqipëri dhe në rajon, ka dhënë një ndihmesë për nxitjen e rolit të gruas në shoqëri, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në këtë fushë, mes Shoqërisë dhe Institucioneve mes dy brigjeve të Adriatikut. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Diana Çuli ndan momentet para vlerësimit të akorduar nga Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, punën dhe kontributin e saj në fushën e kulturës dhe atë sociale, si dhe mëdyshjen letrare që po e shoqëron gjatë kësaj kohe. Diana Çuli është autore e shumë romaneve, vëllimeve me tregime, dramave, skenarëve të filmave artistikë, ajo ka shkëlqyer sidomos në prozën e gjatë. Midis romaneve që ka botuar ndër vite, janë vlerësuar në mënyrë të veçantë: “Dreri i trotuareve”, “Diell në me