Dimitris Dimitriadis: Psikanaliza letrare e një vendi që vdes dhe konteksti shqiptar
Eleana Ziakou Nëse për Sartrin “Ferri janë të tjerët”, për Dimitriadis edhe “Parajsa janë të tjerët”. “Vdes si një Vend” është psikanaliza letrare e një vendi që dekompozohet ngadalë, rrëfimi tronditës i një gruaje real-imagjinare, që shikon me tmerr sesi trupi i saj merr përmasat e vendit të saj të kalbëzuar dhe si përthahet çdo burim nga rrjedhin lëngjet e saj jetësore. Rrëfimi ka formën e një kronike postmoderne ku me një vërtetësi rrëqethëse dhe në mënyrë fantazmagorike përshkruhet Greqia e Hybris, demonit të dhunës dhe intolerancës, e fanatizmit ideologjik dhe fetar, e mendësisë mesjetare, korruptive, ksenofobike, nacionaliste, ajo e shterpësisë krijuese dhe shpirtërore. Ndonëse në tekst nuk përcaktohet koha dhe hapësira gjeografike, aludimi rreth periudhës së luftës civile greke, asaj të diktaturës së kolonelëve, si dhe jehona e ngjarjeve të Majit ‘68 në Francë lidhet me botimin e parë të librit në vitin 1978, ku kujtimet dhe plagët e historisë, gjallonin en