Edvard Munsch, gjithëkohja e “Klithmës” ngjethëse
Nga Albert Vataj Plot 150 vjet më parë lindi Edvard Munsch, fillimtari i simbolizmit dhe ekspresionizmit norvegjez, tragjiku dhe gjëmimtari i potershëm i ndërkohjes dhe brendisë ndëshkuese. Ai ishte nistari ndjellës i trajtimit të temave psikologjike në art, të cilat i sendërtoi mbi disa nga parimet kryesore të fund shekullit të XIX me simbolikën e tij të spikatur dhe në vijimësi në lëvrimin krijues nën ndikimin ekspresionizmit gjerman të shekullit XX. Me “Klithmën” (1893), ai çau mohimin dhe depërtoi dhunshëm në zemër të kohës dhe nuk pushoi piskamën e tij përpirëse at mot e tash. "Babai im ishte temperament nervoz dhe obsesiv. Prej tij kam trashëguar farën e çmendurisë. Engjëjt e frikës, pikëllimit dhe vdekja qëndronte afër meje që nga dita që kam lindur", - kumton kësisoj Munsch, ndërsa këqyr vetveten përmes të çarave të mureve, ku shpirti i tij i trazuar e kishte burgosur. Ai erdhi nga “ferri” për të mbajtur të ndezur pishtarët e gulçeve dhe gufeve. Brofi si shta