Posts

Showing posts from January 14, 2014

Art dhe dashuri në perëndim të Lajpcigut

Image
Aty ku dikur gjendej fabrika e trikotazhit apo objekte të tjera industriale sot ka atelie, salla kinemaje, dyqani arti dhe oferta gjithëfarësoji. "Arti dhe dashuria nuk mund të blihen." Për shumë vite kjo thënie lexohej tek një nga muret e vjetra me tulla të ndërmarrjes së trikotazhit. Tani ajo është venitur. Në perëndim të Lajpcigut gjendej dikur fabrika e trikotazhit në një sipërfaqje prej gjashtë hektarë. Aty punonin rreth katërmijë punëtorë. Pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989 fabrika u mbyll dhe muret e reparteve të prodhimit filluan të shkatërrohen. Por tani ky ansambël është restauruar dhe është shndërruar në kompleksin kulturor Westkultur, që e ka marrë emrin pozicioni gjeografik i kësaj lagjeje, pra në perëndim të qytetit të Lajpcigut. Dje reparte fabrikash, sot atelie Neo Rauch dhe Rosa Loy Vetëm disa vjet pas rënies së Murit të Berlinit objektet e dikurshme industriale të fabrikës së trikotazhit (Die Spinnerei) u kthyen në strehë për artistë

"Mein Kampf" i Hitlerit bëhet bestseller digjital

Image
Ndërkohë që Gjermania merr masa kundër përhapjes së librit të Adolf Hitlerit "Mein Kampf", botimet digjitale në anglisht të manifestit të Hitlerit tërheqin dhjetëra mijëra të interesuar në iTunes dhe Amazon Kindle. Prej 70 vjetësh libri më kontrovers i Gjermanisë, "Mein Kampf" i Adolf Hitlerit, nuk mund të sigurohet zyrtarisht. Por interneti është histori tjetër. Prej nëntorit 2012 vepra e famshme e Hitlerit mund të shkarkohet në formë digjitale në gjuhën angleze. Amazon.com e ofron librin elektronik (Ebook) për vetëm 73 cent (0,99 dollarë), në iTunes atë mund ta blesh për 2,20 euro (2,99 dollarë). Kërkesa është e madhe. Gjatë muajve të fundit libri i Hitlerit është ngjitur në vendet e sipërme të listës së librave më të shitur të tregtarëve online dhe mund ta gjesh për shembull diku nga kreu në kategorinë e Amazon "Propagandë dhe psikologji politike". Libri i Hitlerit u vlerësua madje me 3,8 yje nga pesë të mundshëm në faqen amerikane të internet

PËRSE TRURIT I PËLQEN LETRA, PSE LIBRI ESHTE DHE DUHET TE JETE PERSERI I KERKUAR

Image
Tabletët dhe Smartphonët janë bërë të popullarizuar pasi që teknologjitë e tyre kanë përparuar, mirëpo leximi nga letra ka përparësi të pamohueshme. Në përgjithësi, hulumtimi nëpër tekst në ekran është kognitivisht më i ngadalshëm. Shfletimi kërkon përqendrim të vazhdueshëm, dhe ekranet LCD në tabletë dhe laptop i rrezatojnë sytë dhe shkaktojnë kokëdhembje duke ndriçuar direkt në fytyrën e njeriut. Hulumtime preliminare njoftojnë se madje edhe ata që e quajnë veten komplet të digjitalizuar më lehtë e rikujtojnë një pjesë të ndonjë tregimi të lexuar në letër për shkak se librat elektronikë dhe tabletët e dekoncentrojnë mendjen e lexuesit. Ndoshta përparësia më e madhe e letrës është lehtësia dhe thjeshtësia e saj. Hulumtimet e dy dekadave të fundit tregojnë që lexuesit kuptojnë dhe mbajnë mend më mirë tekstin e lexuar nga letra se sa nga ekrani kompjuterik. Ekranet e dobësojnë të kuptuarit duke e penguar lexuesin që intuitivisht të navigojë dhe të formojë ha

Shqipëri - kohë të vështira mbijetese për bukinistët

Image
Për bukinistët e Tiranës kanë ardhur kohë të vështira. Ndërkohë që kriza ka tkurrur xhepat e kalimtarëve, pasigurisë për të ardhurat e ditës i shtohet edhe kërcënimi nga policia tatimore. Nëse dëshiron të gjesh libra të rrallë, të vjetër apo që sot nuk botohen më, mjafton të shkosh në qendër të Tiranës. Në parkun ”Rinia”, në rrugët, trotuarët dhe urën mbi lumin e Lanës, që lidh këtë park me lagjen e “Bllokut” gjen bukinistët e kryeqytetit. Dhjetra- qindra libra letrarë, shkencorë, historikë, enciklopedi, metoda mësimi gjuhësh të huaja në shqip dhe gjuhë të huaja ekspozohen para kalimtarëve. Arben Kola është njëri prej bukinistëve të Tiranës që i ka vendosur librat e tij mbi njërin nga parmakët e gjerë prej betoni të kësaj ure. Nga kalimtarët e shumtë që shkojnë dhe vijnë mbi urë ka syresh që ndalojnë, lexojnë titujt, kërkojnë me durim dhe më në fund blejnë librin që duan, të tjerë largohen pa blerë asgjë. Pamje ilustruese Afrohem dhe shoh kopertinat e librave: metodë mësi

Mikrobët e gjuhës shqype - At Gjergj Fishta

Image
Në foto: Aleksander Stavre Drenova (Asdreni), Ernest Koliqi, Gjergj Fishta, Lasgush Poradeci. At a Tefta Tashko Koco concert in Shkodër, 1938. Pernjimend se asht nji punë per t’u çuditë, që nji grusht njerëz në gji t’Europës, që jemi na shqyptarët, tue kenë ndoshta kombi ma i vjetri i të gjithë Europës e rrethue per gjith anesh prej kombeve të tjera ka mujtë me ruejtë deri sod gjuhën e vet m’vedi e krejt të dame prej gjuhëve tjera europjane. E pra, kush nuk u pershkue neper ne! Mjaft me thanë romakët e turqit, dy pushtete të perfrigueshme: e me gjith kta, shqypja gjallë se gjallë, e, shka asht ma teper, perditë tue u zhdrivillue ma fort. Asht lypë forca e konservatorizmi i nji kombi shqyptar, per me e ruejtë gjuhën e vet të gjallë e të kerthneztë ndermjet zhumhurit të gjuhëve të slavëve, të grekve e nen imperjalizem të kulturës latine, pse dihet që ka kombe n’Europë, të cillat sod nuk flasin ma gjuhen origjinale të veten, por gjuhë të hueja. Por tue vu në oroe korespo