Franz Kafka, një mister letrar
Kafka shkruante në formë të veçantë, jo lehtë të kuptueshme. Lexuesit nuk ishin të gjithë të kënaqur me ambiguitetin e teksteve të tij. Por pikërisht ky stil specifik i Kafkës garanton aktualitetin e tij të pandërprerë. Ja ku shtrihet ai, njeriu i pafuqishëm. Kurrizi i fortë si një zhguall. Kur ngre kokën sheh barkun e tij të fryrë, të murrmë dhe këmbët e tij të holla, mjerane i shfaqen para syve të pafuqishme. A është ky trupi i një njeriu? Jo. Është trupi i një insekti gjigant. Një buburreci të pështirë, i cili mbrëmjen e kaluar ishte ende njeri. "Shndërrimi" quhet historia e Kafkës e vitit 1912, rrëfimi ndoshta më i famshëm i tij. Një tekst i frikshëm, shqetësues, për cënueshmërinë e njeriut, pozitën e tij të pasigurt në botë, që brenda një nate mund ta kthejë në pozicion jashtë loje në shoqëri. Atdheu i Kafkës, Praga, rreth vitit 1893 Por: përse e mbështjell Kafka historinë e tij me këtë tis misteri? A nuk mund të rrëfente edhe ndryshe? Në mënyrë "më rea