Posts

Showing posts from May 16, 2013

Kadare në “NOOR”:Shqipëria nuk do të kishte ekzistuar pa tolerancën mes myslimanëve dhe të krishterëve

Image
Numri i parë i revistës filozofike franceze “NOOR” hapet me intervistën e shkrimtarit Ismail Kadaré dhe një tregim të Ylljet Aliçkës. Janë dy shqiptarë që zënë një vend me rëndësi në një botim të çdo përgjashtëmuajshëm, në një revistë të themeluar nga një grup i njohur intelektualësh francezë. Në intervistën e tij Kadare ndër të tjera thekson se “Shqipëria nuk do kishte ekzistuar, nëse ne nuk do kishim tolerancën mes myslimanëve dhe krishterëve” dhe se “ishte jeta jonë e vështirë që na bëri të kuptojmë logjikën dhe nevojën e tolerancës”. Revista gjashtëmujore “NOOR” u shfaq suksesshëm këtë pranverë si një ide e një grupi filozofësh të njohur si Malek Chebel, Mark Ferro, etj, me synimin “të nxisë debate dhe reflektime mbi spiritualizmin dhe laicitetin, mbi racizmat dhe radikalizmat në ngjitje, sinjale këto të një bote që po vdes nga frika dhe që ushqehen gjithnjë e më shumë nga absolutizmi i mendimit dhe nga humbja e pasioneve kolektive”. Vendi juaj, nën regjimin e Hoxhës

Mbërthyer në morsën shpirtrave të frikës

Image
Bëni inventarin tuaj dhe zbuloni se sa prej këtyre shpirtrave jua kanë ndërprerë rrugën. Para se të bëheni në gjendje që ta aplikoni me dobi çfarëdo pjese të kësaj filozofie, së pari duhet që mendja juaj në tërësi të jetë e përgatitur për këtë. Vet përgatitja nuk është e rëndë. Fillon me njohjen, analizën dhe kuptueshmërinë e tre armiqve, e të cilët duheni t'i eliminoni - mëdyshjen (pavendosmërinë), dyshimin dhe frikën. Përderisa këto tri veti armike, ose ndonjëra prej tyre, gjenden në mendjen tuaj, shqisa e gjashtë s'do të veprojë. Anëtarët e këtij treshit në zë të keq janë të ndërlidhur ngushtë; aty ku gjendet njëri prej tyre, as dy të tjerët nuk mbeten aq larg. Mëdyshja është mbështjellës i frikës! Deri sa lexoni, mbani mend këtë gjë. Mëdyshja kristalizohet në dyshim, përzihet me të dhe prej kësaj lind frika! Vet procesi i "përzierjes" është i ngadalshëm. Kjo është njëra prej arsyeve që këta tre armiq janë të rrezikshëm. Ata mbijnë dhe rriten përderisa

Ca ide për të transformuar një Republikë ende oligarkike

Image
Le Monde , 6 maj 2013 Intervistuar nga Nicolas Truong Si ndodhi që demokracia dhe barazia u bënë akse kryesore të hulumtimeve, hetimeve dhe shqetësimeve tuaja politike? Pierre Rosanvallon : Fillova punë në CFDT (Konfederata Franceze Demokratike e Punës) sapo mbarova në HEC (shkolla e lartë komerciale), menjëherë pas 1968. Në atë kohë fillova të lexoj tepër për historinë e lëvizjes punëtore. Isha lidhur me një botues, Léon Centner, që kishte botuar një koleksion impresionues të qindra pamfletëve mbi ndërtimin e lëvizjes punëtore, të titulluar Revolucionet e shek. XIX në 48 volume. I kisha blerë të gjitha në CFDT dhe isha zhytur në to. E kuptoja që në atë kohë se s’mund t’i kuptonim problemet që na shtronte e tashmja – projekti i vetëadministrimit ishte kryesor në atë kohë – e aq më pak mundeshim të kishim largpashmëri të problemeve. Nga ana tjetër doja të kuptoja fenomenet e entropisë demokratike. Të dija përse strukturat e funksionimit kolektiv nuk ecnin aq mirë sa ç’p