Posts

Showing posts from November 19, 2012

Mbreti Zog, 51 vjet më pas prehet në atdhe

Image
Eshtrat e Ahmet Zogut tashmë prehen në Shqipëri, 51 vjet nga vdekja e tij. Pas pritjes zyrtare të eshtrave të tij në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, dje janë zhvilluar homazhet në mjediset e Pallatit të Brigadave në Tiranë. Ndërsa më tej është bërë rivarrosja në mauzoleumin e familjes mbretërore. Në ceremoni ndër të tjerë ishin të pranishëm Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Gjendej gjithashtu edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Ceremonia e homazheve ka nisur në orët e para të paradites për t’u mbyllur me darkën që u shtrua në mjediset e Pallatit të Brigadave nga Presidenti i Republikës. Presidenti Nishani Duke e vlerësuar si një detyrim moral prehjen e eshtrave të Mbretit Zog në Shqipëri, Presidenti Nishani gjatë fjalës së tij tha se Mbreti Zog ka luajtur rolin e tij të rëndësishëm në forcimin e shtetit shqiptar. “Historinë mund ta harrosh,

Justina Aliaj: E nisa me plot ambicie rrugën e artit, por fitova mbijetesën

Image
Pas shumë vitesh vini përsëri në atdhe. Si vendosët të riktheheni? Po malli dhe mbi të gjitha edhe ftesa që m’u bë nga “Promotor” dhe nga Pandi Laço për të qenë prezent në spektaklin aq të ndjekur nga të gjithë “100 vjet muzikë”. Ishte një emocion i veçantë sepse më ktheu shumë vite pas, në fëmijërinë time dhe u ngjita përsëri në skenë pas 11 vjetësh mungesë. Çfarë të rejash keni patur në jetën tuaj gjatë kësaj kohe? Jeta në emigracion është me plot gjallëri, me plot kthesa e befasi, dhe te gjitha këto se bashku bëjnë atë që ju, nëse ju kuptova drejt, e quani ndryshim. Unë gjykoj se sidomos për artistin në emigracion, nuk ka dite pa ngjarje, nuk ka ditë që vegjeton, që rri e pret t’i vijë fati në derë e që nuk angazhohet të bëjë diçka të mirë e të bukur që këtë ta ndajë me të tjerët. Unë kam njohur plot artistë shqiptarë të cilët aktualisht janë jetojnë jashtë shtetit, bëjnë punë shumë të mira, i japin emër vetes dhe Atdheut, ndonëse shumë prej tyre mund të mos e ushtrojnë