Mona Liza dhe Madalena Doni, një përballje e titanëve të Rilindjes
Një shikim i shpejtë nuk e ka të vështirë të gjëjë të përbashkëtat e këtyre pikturave. Të veçantat dhe ngjashmëritë e dy kryeveprave të dy gjenive të Rilindjes italiane, Leonardo Da Vinçi dhe Rafaelo, dëshmojnë më shumë se sa fshehin një histori të bashkëkohësve, të dy mjeshtrave që u pavdeksuan me veprën e tyre dhe hyjnizuan me bekimin e penelit këto zonja fisnike. Studiuesit qasen t'i lidhin këto dy punë, jo vetëm nga tërësia e elementeve përbërës të pikturave, por edhe nga historia e zanafillës së tyre. Të gjithë dakordësohen se është Rafaelo ai që ka sjellë një Madalena Doni e cila merr shkas nga Mona Liza e famshme e Leonardo Da Vinçit. Pëshpëritet se Rafaelo e ka parë punën e Leonardos në studion e këtij të fundit, ndërkohë që ishte e papërfunduar. Këto vepra i lidh jo vetëm ngjashmëria e subjekteve, por edhe homogjeniteti i dukshëm stilistik. Nuk është kopjim por një hop i rëndësishëm që shënon fillimin e pjekurisë artistike të Rafaelos. Natyrisht që veshjet dhe aspe