Tirana, kjo melankolike e ndrojtur që kridhet në shi
Nga Albert Vataj Pranvera e vonë që shtriu pendët deri në të hyrë të nëntorit dukej se nuk do të linte vjeshtën të behte në Tiranë. Ngjyrat dhe hareja që gufonte në të përditshmen e metropolit kish ndalur kohën dhe tërbuar vërshimin. Kësisoj do të zvargej deri mëngjesin e sotëm, kur dita zbardh e kredhur në një mantel gri, e rigat lozonjare të shiut turiten kërshërinë e kundrimit të qytetit nën strehën e këtij qielli lojcak. Deri në të prekur pragun e muzgut, do derdhej kjo pamje në kureshtinë e jetës në këtë qytet zhurmëshumë. Dhe sapo ngre siparin, e brof në mbrëmesoren beftë që laget e shamaton nën zë, kumton, Tirana në shi. Kjo ngasje përngjason një gjendjeje të gjurmuar nga paniku, nga nevoja për t’ia mabathur, nga domosdoja për të zgjuar brenda ritmit të kryeqytetit pulsin e një vrulli të tjetërllojtë. Ngado që përlan me shikim, ngjyra e murrme në të zi, nderet si një pelerinë e vjetër. Strehët dhe zogjt kullojnë, duke mbartur mbi vete lajmësin e ardhjes së vjeshtës, be