Një lamtumirë e përkorë për një krijesë kaq të dlirë e pafaj
Nga Albert Vataj U këput kaq papritur jeta e kësaj krijese të pafajshme, e na pikëlloi kaq shumë kjo lamtumirë e parakohshme. Të ndihesh i trishtuar, ndoshta nuk është një marrëdhënie afrish me emocione pozitive, por gjithsesi të ndodh që të kapesh në befasi nga një moment që të godet me dhimbje, siç në panik e mbërthen shkreptima e një rrufeje natën që struket nën petkat e errëta dhe të drojshme të heshtjes. Pikërisht në atë moment ku një paqe e stolisur me njëmijë dritëza të praruara të përkund si një petale luleje, e nëpër ëndrra përhidhesh tue bashku mozaikun e feksjeve të ditës, një zgjim i ngasur prej një parandjenje të keqe më shkuli prej kësaj kredhje dhe vetja më çon para një krijese të mjerë e shuar së jetuari. U shtanga. -Si kështu kaq papritur, thash me vete. Qëndrova për disa minuta duke e kundruar gjithë dhimbje dhe hutim. -Megjithëse dëshmon një vdekje të paqtë që vizatohet në përkorjen, e ke të pamundur të besosh se shpirti i kësaj kafshe kishte