Posts

Showing posts from November 20, 2015

Lev Tolstoi: Në moshën time çdo takim është një lamtumirë

Image
(Më e përkora përshpirtje sot në 105-vjetorin e vdekjes së korifeut rus të letrave)   "Para se t'ju them lamtumirë (e në moshën time çdo takim është një lamtumirë) dua t'ju them shkurt se si, sipas meje, njerëzit duhet ta organizojnë ekzistencën e tyre, kur kjo shfaqet për ta e varfër dhe e pakënaqshme, siç është sot për shumicën, e të bëhet siç duhet të jetë, si Zoti e dëshiron e të gjithë ne e dëshirojmë, pra të mirë e të kënaqshme. Gjithçka varet nga se si gjithsecili e koncepton ekzistencën e tij. Në qoftë se dikush mendon: e gjithë jeta është në trupin tim, pra në trupin e Ivanit, Pietros, Marias e qëllimi i jetës konsiston në sigurimin e sa më shumë kënaqësive e argëtimeve, pra të Ivanit, Pietros, Marias, atëherë jeta do të jetë gjithmonë për gjithë këta e palumtur dhe e hidhur. Do të jetë e palumtur dhe e hidhur pasi gjithçka që ata duan për vete e duan të gjithë të tjerët po për vete. Në qoftë se dikush dëshiron çdo të mirë materiale për vete e në sasinë