Posts

Showing posts from June 25, 2015

Nan, akt i lumnuem shejtnimi

Image
Nan, akt i lumnuem shejtnimi Albert Vataj   Nan... Shejtnue kjoft ky emën, lumnueme kjoft ky bekim. Nan, ma e para fjalë, e ma e thella ofshamë. Akti i epërm mëkimi. Nan... Sublime e krijimit asht njaja qi ka emnin tand. N’zemrën tande mylmye gjuku jem, N'prehnin tand, endun andrrat, ëndjet e mia Koha, asht gufi i limfës qi n'ty hovet. Nan... Ti Evë e kumtit të zanafillës. Hyjlindësja Mari, e mëshirshme. Vullnetmirë, fryti i mundit tand. Nji lot i zdrypun n'qerpik të synit asht tançka shpirtin ta ysht n'trazim. Nan... Dorën shtrin e yjet i shkokrron prej qiellit e në prehën mi hedh, tue ma kallzu rrugën e dritës. Nan... E hishme dhe e hyjshme si tan natat N'ty shëmbëllehen nadjet e dritave vezëllitëse. agimet ku pahet e para pamje faqe kësaj bote e ku rrzohet e mbramja kreni e naltësimit. Nan... Thinjat e tuja, janë shtegu i thepisun, tehu ku dhimb