Albert Verria: I rikthehem teatrit dhe filmit me një rol aktual
Emri i tij është gdhendur nëpërmjet personazheve dhe karaktereve të interpretuara gjatë dekadave në teatër dhe kinematografinë shqiptare. Ndërsa sot, ai na shfaqet mes artistëve, miqve dhe familjarëve si ikonë e aktrimit shqiptar. Albert Verria, edhe pse në një moshë të thyer nuk mund të rri në heshtje, por do të shfaq dhe anën e tij të panjohur, lidhjen me librin. “...Rrëfim paradoksal” është libri që “Artisti i Popullit” Albert Verria i kushton roleve brilante që ka interpretuar në skenë. Në një intervistë për “Koha Jonë” mjeshtri i skenës Albert Verria, rrëfen karrierën e tij nëpër dekada, pasionin për aktrimin, lidhjen e tij me rolin e Xha Sulos tek “Kapedani” si dhe rikthimin e tij në skenë përmes një roli aktual. Libri “... Rrëfim paradoksal” është konceptuar në një formë vizuale, si asnjë krijim tjetër më parë dhe kjo përbën një tjetër element që e bën atë të veçantë, duke përcjellë mesazhin e madh të përjetësisë në art, filozofinë e jetës si vazhdimësi, ecuri, përkry