Gjergj Kaçinari, kopozitori që e nxorrën me dhunë nga Filarmonia
Ardianë Pajaziti Kompozitor, dirigjent për shumë vite i korit që nuk ekziston më “Colegium Cantorum”, Gjergj Kaçinari i ka vënë vijën e kuqe gjithçkaje që ka të bëjë me muzikën. Prej vitit 2004, ai nuk i përcjell më as koncertet orkestrale, ku sipas tij, kolegët e tij e përzunë nga puna me polici. Ai nuk e ka të lejuar të hyjë në objektin e Filarmonisë Opera e Kosovës, edhe pse, aty i kanë mbetur edhe 34 këngë të vjetra korale. Kaçinari ka rrëfyer për gazetën se si e ka dashur dhe ka kontribuar për muzikën e vjetër shqiptare, duke botuar edhe librin me mbi 100 këngë të përmbledhura, sikurse që ka folur edhe për keqardhjen e tij që është dorëzuar para gjithçkaje të kësaj shoqërie, por që këtë e ka bërë, sepse siç thotë ai, nuk është Don Kishoti, që të luftojë me mullinjtë e erës Zëri: Njiheni se keni kontribuar për muzikën e vjetër qytetare, realisht sa keni punuar në këtë drejtim? Gjergj Kaçinari: Nuk ka pas shumë mundësi që të popullarizohet muzika e vjetër shqiptare,