Posts

Showing posts from September 25, 2013

Beb Shiroka, aktori i roleve të skalitura në kujtesën e kohës

Image
80-vjetori i lindjes Nga Albert Vataj Beb Shiroka, padyshim është aktori i roleve të skalitura në kujtesën e kohës, simboli i mishërimit të karaktereve dhe personazheve. Beb Shiroka është më emblematiku i teatrit dhe kinemasë, jo vetëm shkodran por gjithëshqiptare. Rolet dhe karakteret që pasurojnë galerinë e krijimtarisë së tij, mbeten rrezellitëse. Ai mishëroi vetveten, dha pa kursim prej saj gjithçka pati, i’u mëtua nevojës për vlerën skenike me mish e me shpirtë. Edhe në rolet episodike, ai spikat. Dallon prania e Beb Shirokës, magjia me të cilën ai mbushi personazhet që luajti në teatër dhe kinema. Loja virtuoze shëmbëllen aktorin e kultivuar që gjallon rol pas roli nën peshën e vetvetes që reinkarnoi Shiroka. Duke rrëmuar në treguesit e veprimtarisë së tij qëmtojmë se Beb Shiroka pas disa vjet aktivizimi në trupat amatore në vitin 1960 thirret të aktivizohet në Trupën Profesioniste të Teatrit “Migjeni” prej regjisorit asokohshëm, Tefik Duka. Roli i tij i parë do t

“Hana e Janarit” ndez artdashësit shkodranë

Image
Autori dhe interpretuesi kryesor i dramës, “Hana e Janarit”, Lisander Kola, ka marrë përgëzimet më të shumta nga ana e artdashësve shkodranë, të cilët për të dytën natë me radhë ndoqën shfaqjen e përcjellë në skenën e Teatrit “Migjeni” ne Shkoder. Jo vetëm gjatë momenteve të interpretimit, por më së shumti, pas saj, Kola, është ndeshur më një sërë vlerësimesh nga më pozitivet, të ardhura këto nga spektatori, por edhe nga pjesëtarët e trupës profesioniste të teatrit Migjeni të Shkodrës. E veçanta e kësaj drame, siç transmeton BW, është se veta autori që e ka shkruar, Lisander Kola, ndonëse nuk është aktivizuar asnjëherë në skenë, vendosi ta luajë vetë ai personazhin kryesor. Dhe, meritë për një gjë të tillë, në një farë mënyre, ka edhe regjisori i shfaqjes, Fatbardh Smaja, i cili duke dalluar tek Lisandri, elementet perfektë të një aktori, ia kërkoi atij ta merrte përsipër një gjë të tillë. Dhe, shkrimtari, i cili në karrierën e tij dallohet për nivelin e tij letraro-art

Guximi intelektual në kohën e utopisë reale

Image
Libri më i ri “Utopia reale” i publicistit dhe sociologut Ibrahim Berisha, është ndër librat më interesantë i botuar kohëve të fundit, për faktin se autori në objektiv të përmbajtjes së tij sjell retrospektivën e dekadës së rëndë të okupimit serb në Kosovë dhe atë na e risjell suksesshëm në realitetin e sotëm. Togfjalëshi utopi reale, edhe si realitet, edhe si paradoks, çuditërisht gjason me të sotmin. Në këtë libër, Ibrahim Berisha na i fakton të gjitha sfidat dhe realitetet e skenës politike në Kosovën e viteve 1989-1999, kur shqiptarët për herë të parë me zërin e tyre autentik dhe institucional “tradhtuan” Lindjen dhe u orientuan kah Perëndimi, por që në rrugëtimin e tyre për të ndërtuar një shtet të lirë e demokratik dolën në pah sfida e paradokse nga më të ndryshmet dhe nga më intrigueset. Berisha padyshim është njohësi më i mirë i rrethanave politike në Kosovën e dekadave të fundit. Ai është njëri nga nismëtarët kryesorë të themelimit të partisë së parë pluraliste,

Rrugëdalje nga kolapsi në qarkullim

Image
Asnjë gjë tjetër nuk nervozon më shumë se qëndrimi në trafik të bllokuar. Studiuesit parashikojnë që intensiteti i qarkullimit do të rritet shumë në të ardhmen, por konceptet alternative mungojnë. Se si mund të organizohet sa më mirë të jetë e mundur lëvizja e njerëzve, për këtë ka shumë diskutime. E qartë është se që sot, shumë qytete ndodhen në një kolaps të qarkullimit. Njerëz që duhet të udhëtojnë për në punë ngecin në trafikun e bllokuar, meqenëse rrugët nuk janë të përshtatshme në orë të caktuara për intensitetin e madh të qarkullimit. Ai që duhet të udhëtojë me autobusë dhe tramvaje, duhet të llogarisë që rruga i zgjat më shumë, meqenëse ka raste kur mjetet e transportit publik nuk janë të koordinuara mirë me njëra-tjetrën. Dhe që rrugët t'i shkurtosh duke i hipur biçikletës, kjo nuk preferohet nga të gjithë: kush është ai që ka qejf të mbërrijë në zyrë në mëngjes i djersitur ose i lagur nga shiu. Zhurmë, papastërti dhe gazra të efektit serë Është pikërisht qark

Rreziqet dhe pasojat e apopleksisë

Image
Në Gjermani dhe në shumë vende të botës janë shtuar të prekurit nga apopleksia. Cilat janë llojet e kësaj sëmundjeje, pasojat dhe mënyra e trajtimit? Si tarjtohet kjo sëmundje në Gjermani? Foto simbolike e apopleksisë Secili mund të preket - pavarësisht nga mosha, gjithandej dhe në çdo moment - nga apopleksia (e njohur si pika në tru, apo damlla). Apopleksia ndodhë me një shpejtësi të jahtëzakonshme, edhe pse mund të thuhet se ka disa shenja paraprake: dridhje në njërën pjësë të trupit, dobësi në gjymtyrë apo paralaizë e pjesëshme e muskulaturës dhe pengesa në të folur. Por kësot shenja nuk trajtohen gjithmonë si duhet. A thua me të vërtetë është apoplekia? Ekspertët i dallojnë dy lloj apoplepsishë, shpjegon profesori Joachim Röther, nga klinika Akslepios Altona më Hamburg: "80 % e përjetojnë një lloj goditje ishemike, që është një shprehje për mangësi të substancave të caktuara në gjak. Në rastet e këtilla mbullen një damarë dhe truri nuk furnizohet sa duhet me gjak. K

Tepër vonë, për të shpëtuar botën?

Image
Duket se interesimi për klimën ka rënë. Kjo është për shkencëtarët gjermanë alarmuese dhe prandaj ata bëjnë thirrje për veprim. Përndryshe shpenzimet e dëmeve të klimës do të rriteshin në mënyrë dramatike. Otmar Edenhofer duhet të jetë optimist. Për vite të tëra eksperti i klimës paralajmëron kundër pasojave të efektit serë, si shef ekonomik në Institutin e Potsdamit për Kërkime mbi Klimën (PIK) dhe si anëtar i Këshillit Botëror të Klimës. Por shtetet nuk kanë dëgjuar siç duhet, dhe po bëjnë faktikisht gjithnjë e më pak. Çlirimi i gazrave po rritet, Protokolli i Kiotos, e vetmja marrëveshje deri më tani për klimën, është respektuar vetëm nga një numër i vogël vendesh. Ende Edenhoferi i mbahet fort idesë për arritjen e objektivit të “Dy gradëve”, së cilës edhe politika i referohet, por që rrallë bën diçka për ta arritur. Të enjten Edenhoferi tha në Berlin: objektvi i “Dy gradëve” është i arritshëm, por është një sfidë e madhe. Me këtë ai donte të thoshte se temperatura mesatare