Posts

Showing posts from April 29, 2013

Si i mblodhi rreth vetes punëtorët regjimi nazist

Image
Sindikatat e lira kundërshtare të regjimit ishin të papërfytyrueshme për regjimin nazist. Me një përzierje të populizmit, propagandës dhe terrorit, nazistët futën punëtorët nën kontrollin e tyre. Në prill të vitit 1933, në mbarë Gjermaninë sundonte ngutja dhe nxitimi. Fëmijët dhe të rriturit mësonin këngë, shtëpitë dhe rrugët ishin të zbukuruar në mënyrë festive. 1 Maji i vitit 1933 u zgjodh nga ministri i propagandës Jospeh Goebbles si një "ngjarje masive unike". Dita tradicionale e punës duhet t'i shërbente qëllimit të nacionalsocialistëve që të bëjnë për vete klasën punëtore. Bërja për vete e klasës punëtore ishte një hap i rëndësishëm për kancelarin Adolf Hitler të pajisur ndërkohë me kompetenca diktatoriale. Deri më tani, një pjesë e madhe e klasës punëtore ishte përkrahëse e rivalëve social-demokratë apo komunistë. Një ditë feste me pagesë Që nga fundi i shekullit të XIX Lëvizja Internacionale e Punëtorëve festonte 1 Majin si "Ditën e Punës".