Posts

Showing posts from October 8, 2012

Shpirti rus dhe mentaliteti gjerman - 1000 vjet histori

Image
Në marrëdhëniet gjermano- ruse nuk kanë lënë gjurmë vetëm figura legjendare si Katerina e Madhe. Këtë e tregon një ekspozitë në Muzeun e Ri në Berlin, e përbërë nga 600 objekte nga periudha e mesjetës e deri tani. Vizitori zbulon gjurmë gjermane në historinë ruse dhe gjurmë ruse në historinë gjermane, thonë organizatorët e ekspozitës. Ata i kanë marrë objektet e ekspozitës nga Muzetë dhe Arkivat më të rëndësishme të të dy vendeve. Mes tyre ka edhe objekte që nuk i janë prezantuar asnjëherë publikut. Udhëtimi historiko - kulturor në këtë ekspozitë është një kontribut i rëndësishëm në "vitin rus në Gjermani dhe vitin gjerman në Rusi 2012/2013". Gjatë verës një ekspozitë "Rusët dhe gjermanët - 1000 vjet histori, art dhe kulturë" - u hap në Moskë. Me shpirtin e pajtimit Presidenti federal Joachim Gauck, i cili ka marrë patronazhin gjerman, tha në hapje të ekspozitës në Berlin se marrëdhëniet midis dy vendeve janë zhvilluar pozitivisht vitet e fundit me

Eric Hobsbawm: Bota është në krizë, sepse askush nuk vendos

Image
“Jam besnik ndaj shpresave për një revolucion që unë nuk mendoj se do të ndodhë më. Unë jam marksist, sepse mendoj që nuk do të ketë stabilitet deri kur kapitalizmi nuk do të transformohet në diçka të panjohur nga kapitalizmi që njohim sot”. Kjo është intervista e fundit që historiani i madh Eric Hobsbawm dha për gazetarin Alain Elkann në korrik të këtij viti. Hobsbawm mbylli sytë më 1 tetor në moshën 95-vjeçare. Profesor Eric Hobsbawm më pret në shtëpinë e tij në Hampstead, mobiluar në mënyrë perfekte me jetën e tij: libra, disqe, fotografi të familjes, portrete që të kujtojnë udhëtimet e tij në Rusi apo Itali. Është shumë i kthjellët dhe komunikues. Profesor, ju keni parë me sytë tuaj fundin e Luftës së Parë Botërore, fashizmin dhe komunizmin, Luftën e Dytë Botërore, Luftën e Ftohtë, rënien e Murit të Berlinit, 11 shtatorin. Në çfarë pike ndodhet sot bota? Është e qartë që jemi në një epokë të paqëndrueshme. Pjesa më e madhe e njerëzimit është e shqetësuar dhe s

“Ezel”: Jam një mashkull me një shëndet të plotë dhe normal

Image
Albert Vataj E gjithë ajo thashethemnajë e ngritur rreth preferencave seksuale të aktorit tuark, Kenan Izmirzaloglu, i njohur në serialin e transmetuar në TV Klan “Ezël” dhe atë aktualin, “Jetë e hidhur”, po në TV Klan, nuk ka asnjë emërtesë tjetër vetëm egoziëm të sëmur. Disa individ totalisht inkompetent dhe amator nga profesioni, të yshtur nga pamundësia për të pranuar sfidën, përballë tipareve mashkullore të Kenan Izmirzaloglu, kanë kurdisur orë të prishura të kohës së tyre informative. Duke bërë që aktori simpatik, Kenan Izmirzaloglu, të bëhet protagonist i një thashethemnaje të stuhishme mbi prirjet e tij homoseksuale. Kjo patologji, e cila moleps kryesisht personat e kërcënuar nga rivaliteti, sipas psikologëve ka gjasë të kthehet në mani, në një paranojë. Përballë famës së tij në kinematografi, e paraprirë nga suksesi i padiskutueshëm në fushën e modës, dhe integriteti i tij intelektual, kanë shndërruar aktorin Kenan Izmirzaloglu në një tabelë qitjeje nga turli abuzu