Posts

Showing posts from April 8, 2015

Pablo Picasso, gjeniu i sporvave të kurajshme në art

Image
Nga Albert Vataj Pakkush në historinë e artit ka mundur të rrok në vetvete kaq kurajshëm njeriun e sprovave të estetike, të turlillojshme, fataliste dhe marroke, sa ç'ngulmoi t'ia qëmtojë pranisë në art, Pablo Picasso. Sot 42 vite më parë zemra e tij 91-vjeçare vendosi të mos pompojë më gjak në atë trup që kishin nisur ta zhbëjnë vitet, në atë yrysh që po i'a refuzonin edhe kujtimet, në atë djalëri të epshme e artthënie të duhishm që po i'a mbulonte një tis i hollë hyjnimi. Pablo Picasso lindi më 25 tetor 1881 në Málaga të Spanjës,. Ai ishte piktor, skulptor, punues qeramike, projektues grafik, poet dhe dramaturg, publicist dhe kumtues. Ç’mos ishte ai. Kudo la gjurmë me sprova t’kurajshme dhe ndryshesa çapërluese e transformuese. Si të gjithë fillimtarët e ndryshiesave tranformuese edhe Picasso guxoi. U përplas me kohën, mendësitë dhe doktrinat gjetën tek ky kurm gladiatori, qëndresatarin. Pablo Pikaso erdhi për të mbetur një piktor krejt tjetërqysh n

Ngjallja‬ e Krishtit e bekoftë zemrën tuaj, e lumturoftë familjen tënde, me mrekulli e mbusht çdo shpirt e me dritë përtëritëse e ndeztë çdo besim

Image
Nga Albert Vataj Nise këtë ditë, me lutjen, "Unë besoj"... ...besoj se Krishti u Ngjall që të triumfojë jeta mbi vdekjen, e mira mbi të ligën, drejtësia mbi poshtërimin, virtyti mbi cytjen. Secili prej nesh, pa dallim përkatësish religjioze, ka nevojë për të besuar tek ajo që dëshirojmë me gjithë shpirt, për të besuar tek ajo që adhuron me gji thë zemër, për të besuar se ëndrrat tona do të bëhen realitet, për të besuar se mëkati ynë është falur dhe pendesa ka dëlirur shpirtin prej të keqes, e na ka larguar prej tundimit duke e bërë të sotmen më të bukur, të nesërmen më të motivuar, të ardhmen më kjartë. Ndjehu edhe ti Krisht i ngjallur, dhe provoje se gjithë ato mundime të kanë bërë më të pamposhtur, gjithë ato fyerje dhe ato padrejtësi që të janë bërë të kanë fisnikëruar, gjithë ai besim që ti ke pasur të është shpërblyer me ngjallje. Unë besoj se ngjallja e Jezusit është përtëritja që ne kërkojmë dhe e gjejmë përmes dyshimesh dhe hezitimesh pafund, n

Raffaello, meteori i Rilindjes, gjeniu i harmonisë dhe forcë së ngjyrës

Image
Nga Albert Vataj Ai datëlindi dhe datëvdiq më 6 prill. Sot Raffaello Sanzio da Urbino kremton 532-vjetorin e lindjes dhe në memuarin e artit, shënon 495-vjetorin e vdekjes, shuarjes në moshën 37-vjeçare, moshë e cila nuk e ndali të ishte një prej meteorëve të Rilindjes dhe gjeniun e harmonisë dhe forcës së ngjyrës. "Ky njeri që donte jo vetëm njerëzit, por edhe ata të cilët natyra i kishte dënuar me mungesën e arsyes, gji thkund rrotull tij bënte që të mbretëronte harmonia dhe qetësia", është ky përkufizimi që derdh në shkëlqim Vasari i famshëm, një prej mjeshtrave të Rilindjes në Art. Raffaello Sanzio da Urbino (6 Prill ose 28 Mars 1483 – 6 Prill 1520), njohur thjesht si Raphael, ishte piktor dhe arkitekt italian i Rilindjes. Puna e tij admirohet për qartësinë e formave, thjeshtësinë e kompozimit dhe arritjeve vizuale të idealit neoplatonik për madhëshinë njerëzore. Bashkë me Michelangelo dhe Leonardo da Vinci, ai plotëson treshen tradicionale të mjeshtr

Vaçe Zela, kumbimi dhe emocioni i këtij zëri vazhdon të magjeps

Image
Nga Albert Vataj Sot 76-vite më parë lindi Vaçe Zela (7 prill 1939, Lushnjë - 6 shkurt 2014, Bazel) këngëtare ikonë e skenës shqiptare, zëri befasues i forcës dhe virtuozitetit të skenës. Ishte dhe mbeti e papërsëritshme. Kumbimi dhe emocioni i këtij zëri vazhdon të magjeps jo vetëm nostalgjikët por edhe gjeneratën e re të këngëtarëve dhe artdashësve. Forca kumbuese, thellësia dhe aftësia depërtuese bënë që ky dëshmim i artit shqiptar të rrëmbej edhe interesin dhe vlerësimin në arenën ndërkombëtare. Ajo e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën Fëmija i parë, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave. Kujtesa jone kolektive eshte

Kurt Cobain: Ma mirë m'u djegë me nji shpërthim sesa m'u shu ngadalë

Image
Sot bahen 21 vjet prej vetvrasjes së Kurt Donald Cobain (20 shkurt 1967 -5 prill 1994) këngëtar, kitarist, kompozitor dhe lider i grupit Nirvana Letra e lamtumirës që la Kurt Cobain Tu e përdorë fjalët e një naivi që kishte me dashtë me qenë nji qaraman i zhburrnum fëminor, kjo letër ka me dalë tepër e thjeshtë për m'u kuptu. Të tanë paralajmërimet për rrjedhën e Pank Rokut përgjatë këtyre viteve, prej hymjes teme të parë, me thanë kështu, te angazhimi etik me pavarësinë e te pranimi i bashkësisë tuaj, dolën shumë të vërteta. Nuk e kam provu eksitimin tu'e ndigju muzikën sesa tu'e kriju atë, tu'e inçizu e tu'e shkru për shumë vjet. Ndihem pabesueshmërisht fajtor për këto gjana. Për shembull, kur isha në mbrapaskenë, e fikeshin dritat, e zhurma e turmës fillonte... nuk ma shkaktonte pasojën që i shkaktonte Fredi Merkurit, të cilit dukej se i pëlqente. Me ditë me shiju dashuninë e adhurimin e turmës esht diçka që e kam admiru e pasë zili. E vërt