Debati i studjuesve amerikanë me Konicën dhe dialektet e shqipes
Janet Byron Megjithëse ndërmjet toskëve dhe gegëve ka pasur ndryshime kulturore dhe dialektet gjatë një periudhe të gjatë kanë pasur zhvillime letrare të ndryshme (kreu III), në historinë e Shqipërisë nuk gjenden të dhëna që të tregojnë se toskët dhe gegët janë përpjekur ta ndajnë kombin në dysh dhe, për më tepër, ta kenë cilësuar veten si folës të gjuhëve të ndryshme. Rrjedhimisht, nuk ka ngjashmëri në lëmin e shqipes me debatin që zhvillohet lidhur me marrëdhënien midis gjuhës çeke dhe asaj sllovake (shih Salzmann 1971). Arsyet e ruajtjes së identitetit kombëtar përballë ndryshimeve kulturore mund të përbëjnë në vetvete një temë të veçantë, për të cilën nevojiten hulumtime, por një shpjegim i mundshëm mund të jetë se fati i toskëve dhe i gegëve nga ana politike ka qenë i përbashkët për shekuj me radhë. Asnjëri prej dy grupeve nuk e ka provuar luksin e pavarësisë politike ose të një statusi më të lartë në sytë e fqinjëve më të fuqishëm të Shqipërisë. Një tjetër arsye mund