Posts

Showing posts from January 5, 2015

Sekreti e jetës, sipas Leon Tolstoit

Image
Ka shumë gjëra për të mësuar në lidhje me Artin e të Jetuarit nga Lufta dhe Paqja e Tolstoit – për kotësinë dhe budallallëkun, xhelozinë seksuale dhe marrëdhëniet familjare. Por ne mund të mësojmë gjithashtu nga jeta e vetë mjeshtrit të romaneve Roman Krznaric Tolstoi shte anëtar i fisnikërisë ruse, nga një familje që zotëronte një pronë dhe qindra shërbëtorë. Jeta e hershme e kontit të ri ishte e zhurmshme, imorale dhe e dhunshme. “Unë vrisja njerëz në luftëra dhe i sfidoja njerëzit në duele me qëllim që t’i vrisja”, shkruante ai. “Unë humbisja në bixhoz, konsumoja punën e fshatarëve, i dënoja me ndëshkime, jetoja i lirë, dhe i mashtroja njerëzit… kështu jetova për dhjetë vjet.” Por ai gradualisht filloi t’i largohej këtij stili jete prej racisti dekadent dhe i hodhi poshtë besimet e marrë prej tabanit aristokratik, duke adoptuar një këndvështrim jotradicional të botës, i cili i trondiste bashkëmoshatarët. Ja çfarë këshillash mund të na ofrojë rrugëtimi personal i Leon T

460-vjetori i botimit në gjuhën shqipe i Mesharit të Gjon Buzukut

Image
Nga Jaho Brahaj Meshari vepër e shqiptarëve për pavarsinë shpirtërore dhe identitet etnik Gjon Buzuku është i ndergjegjshëm, se po i lë kombit të tij një ndermarrje të fuqishme, të pa ngritur nga askush para tij. Është i vetëdijshëm, se kjo fushë veprimi, atë e lartëson në një shkallë të pazakonshme për kohën, meqense shqipes i ka ngritur një monument të pamenduar prej askujt më parë. Si e vë re edhe I. Zamputi, ai kërkon ndjesë për gabimet e të metat e punës së vet, duke ju drejtuar lexusit dhe dëgjuesit: “E tash ju jam falur të gjithëve e luteni Tenzonë edhe për mue”. Perpjekja dhe puna e Buzukut, është dëshmi e ndergjegjësimit të shqiptarëve, për të ecur në një hap me qytetërimin ballkanik e europian. “Meshari” është bashkëkohanik i botimeve europiane të ungjijve në gjuhë të ndryshme, të popujve të Europës. Për Arbërinë, kjo vepër kishte vlerë të dyfishtë: Ishte edhe Arbëria në hapin e kohës, masat popullore kanë “shkrimin e shejtë” në gjuhën e folur kombëtare dhe