Posts

Showing posts from December 12, 2012

Standardi i gjuhës shqipes në katër dekada

Image
Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Shoqata e Gjuhës Shqipe e Kosovës, ka hapur konferencën shkencore me rastin e 40 vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i mbajtur për herë të parë në Tiranë në vitin 1972. Organizatorët e konferencës, Isa Bajçinca, Shefkije Islamaj dhe Hysen Matoshi, në ditën e parë të saj kanë shpërndarë mirënjohje për Rexhep Qosjen, Idriz Ajetin dhe Ahmet Kelmendin si përfaqësues të asaj kohe të Kosovës në Tiranë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi tha se kjo trashëgimi e mirëfilltë është e rëndësishme për të ardhmen dhe mbrojtjen e standardeve të gjuhës shqipe. Krasniqi ndër tjerash u shpreh ”Se gjuha shqipe tashmë ka bërë dyzet vjet si gjuhë e standardizuar, kombi shqiptar në të gjithë hapësirën e tij gjeografike, në shkollë e institucione përdor gjuhën shqipe të standardizuar që nga viti 1972, i mundësuar nga kongresi i Manastirit në vitin 1908. Gjuha Shqipe është gjuhë e gjallë, jo vetëm në kuptimin se flitet nga rre

Nobelisti Mo Yan, i vetmi që mbron censurën “e nevojshme”

Image
Që në ditën kur u dha lajmi se ai ishte me pikpamje komuniste dhe censura për të është formë doktrine. Laureati i Çmimit Nobel për Letërsi, Mo Yan, që është pseudonim për emrin e tij të vërtetë Guan Moye, veprat e të cilit bashkojnë me një realizëm iluzionar tregimet popullore, historinë dhe të sotmen, pasi që pranoi certifikatat e nderit dhe medaljen e arit të dorëzuar nga mbreti i Suedisë, Carls Gustaf XVI, festoi lavdinë që sjell çmimi në banketin e Nobelit të mbajtur në objektin e komunës së Stokholmit, ku edhe mbajti fjalimin tradicional 5 minutësh në prani të 1300 të ftuarve, në mesin e të cilëve ishte edhe familja mbretërore suedeze . Fakti që po qëndronte në një sallë me famë botërore e aq më tepër që po mbante fjalim në cilësinë e fituesit të Çmimit Nobel, për një djalë i cili rrjedh nga një familje kineze fermerësh nga komuna verilindore e Gaomit, ishte si një përrallë, por sigurisht që përvojat që ka përjetuar që nga shpallja e çmimeve e kanë bërë atë të vetëdijshë

Kjo është shtepia ku lindi Goerge Orwell

Image
Mbase s’ka mbetur kush pa dëgjuar për autorin e veprave “1984”, apo “Ferma e Kafshëve”, megjithëse në pyetjen se ku është i lindur Goerge Orwell pakkush e di përgjigjen e saktë. Orwell u lind në Motihari, në Indi. Atje ende qëndron shtëpia e tij e lindjes - e braktisur dhe gati e shkatërruar. Babai i George Orwell - respektivisht i Eric Arthur Blair, ngase George Orwell ishte vetëm pseudonim i tij artistik, ishte një zyrtar i administratës koloniale britanike në Indi. Ishte i vendosur në Motihari, në krahinën indiane Bihar, një vend ky afër kufirit me Nepalin, për shkak se punë e tij ishte mbikëqyrja e tregtisë me opium. Eric u lind në vitin 1903, megjithëse nuk jetoi gjatë në Motihari, sepse vetëm një vit më vonë familja e tij u kthye në Angli. Megjithatë, atje ende ekziston shtëpia e tij e shkrimtarit të njohur botëror, e cila është në gjendje të mjerueshme. Shtëpisë njëkatëshe i është rrënuar pullazi, në oborrin e saj kullotin lopët e askujt, e disa familje kanë “uzurpua

Arta Dobroshi, mes dhjetë aktorëve më të mirë evropianë

Image
Artistët e rinj shqiptarë dhe fryma, që ata përcjellin përmes lojës dhe imazhit të tyre, prej kohësh janë bërë pjesë e talenteve më të mirë evropianë. Këtë gjë e dëshmoi më së miri aktori Nik Xhelilaj, i cili vitin e kaluar u rendit si një ndër yjet më të mirë kinematografikë evropianë. Pas këtij çmimi, Xhelilajt iu hapën dyert edhe për role të tjera ndërkombëtare filmike, ku sot po vazhdon karrierën e tij artistike përkrah emrave të njohur. Por, edicioni i 63-të i Festivalit të Filmit në Berlin do të flasë shqip nga një tjetër talent shqiptar, aktorja kosovare Arta Dobroshi. Aktorja kosovare Arta Dobroshi, do të jetë një tjetër aktore shqiptare, që është futur në dhjetë aktorët më të mirë evropianë, kjo në kuadër të European Film Promotion, pjesë e së cilës është edhe Qendra Kinematografike. Kjo e fundit, si anëtare e rregullt e EFP ka nominuar Dobroshin dhe kjo e fundit nga më se 30 konkurrentë nga Evropa, është futur në dhjetëshen më të mirë. “Po ndihem tepër e nderuar për këtë

Shtëpia e Charles Dickens rihap dyert, restaurimi kushton 5 milion dollarë

Image
Shtëpia e dikurshme Charles Dickens, në Londër, ka hapur dyer për vizitorë, pas restaurimit që ka zgjatur tetë muaj. Pesë milionë dollarë janë investuar në këtë projekt. Dickens kishte jetuar në këtë shtëpi në qendër të Londrës prej vitit 1837 deri më 1839 bashkë me familjen e tij. Aty besohet se ka shkruar kryeveprën e tij “Oliver Twist” dhe “The Life and Adventures of Nicholas Nickleby”. Shtëpia katërkatëshe prej tulle është restauruar në atë mënyrë, që sa më pak të përngjajë në muze, por më shumë të ofrojë një atmosferë të Londrës viktoriane, i ka thënë Rojtersit, drejtori i Muzeut, Florian Scheitzer. "Kemi dashur që përsëri t’ia kthejmë shtëpisë atë pamje, që kur të vijnë vizitorët t’u duket sikur kanë ardhur në një vizitë te Charles Dickensi”, ka thënë ai. Muzeu ishte hapur më 1925 dhe është e vetmja shtëpi ku ka jetuar Charles Dickensi, e cila ka shpëtuar. Ajo është restauruar me rastin e 200-vjetorit të lindjes së Dickensit dhe vizitorët për herë të parë mund ta shohin