Posts

Showing posts from April 17, 2013

Nën masa të rrepta sigurie i jepet lamtumira “Zonjës së hekurt”, Margaret Thatcher

Image
Në katedralen e Shën Palit në Londër u zhvillua ceremonia mortore për ish-kryeministren britanike Margaret Thatcher. Ceremonia u mbajt në praninë e Mbretëreshës Elisabeth, të personaliteteve nga e gjithë bota dhe gjithë kryeministrave të tjerë britanikë që pasuan Zonjën e Hekurt. Kryeministres së parë grua të Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher, iu rezervua një funeral me nderime të plota ushtarake. Arkivoli me trupin e zonjës Thatcher u soll në Katedralen e Shën Palit me një procesion solemn, i vendosur mbi një shtrat topi të tërhequr nga gjashtë kuaj të zinj. Në rrugët ku kaloi procesioni sot mbretëronte qetësia. Nën masa të rrepta sigurie, në Katedralen e Shën Palit ishin mbledhur më shumë se 2,300 të ftuar. Mes tyre kishte rreth 30 anëtarë të kabineteve të drejtuar nga Zonja e Hekurt mes viteve 1979 dhe 1990, duke përfshirë lordët Heseltine dhe Houv, të cilët e sfiduan zonjën Thatcher, duke çuar më në fund në largimin e saj nga pushteti. Në ceremoni morën pjesë të gj

Evropë fundi i krizës nuk duket ende

Image
Ekonomia botërore po rimëkëmbet ngadalë, vetëm në Evropë fundi i krizës nuk duket ende. Edhe vetë bërthama e eurozonës po fillon të dobësohet, thuhet në prognozën e FMN-së. Ekonomia botërore këtë vit do të rritet me 3,3 për qind, vitin e ardhshëm rritja do të jetë 4 për qind. Në këtë përfundim arrijnë ekonomistët e Fondit Monetar Ndërkombëtar, në prognozën e tyre të fundit, të cilën e prezantuan të martën (16.04.) në Uashington. Rritja vjen nga të gjithë cepat e botës, por jo nga Evropa, pasi eurozona është i vetmi rajon në botë që ende është në recesion. 0,3 për qind do të tkurret këtë vit ekonomia në eurozonë. Olivier Blanchard, kryeekonomist i FMN-së, flet ndërkohë për shpejtësi të ndryshme në rimëkëmbjen ekonomike. "Vendet në ekspansion industrial dhe ato në zhvillim vazhdojnë të shënojnë rritje të fortë ekonomike", tha Blanchard. "Tek ekonomitë e zhvilluara, përkundrazi, shohim një ndarje që po bëhet gjithnjë e më e fortë: nga njëra anë SHBA dhe nga an

Djemtë e diktatorëve kanë shkollim perëndimor - por sillen si etërit

Image
Qoftë Kim Jong Un, Bashar Al-Asadi apo Pol Poti: Shumë diktatorë kanë studiuar në Europën demokratike apo ndjekur shkollat e saj. Megjithatë demokratë ata nuk u bënë. Koreanoveriori i ri ishte i një djalë qetë që nuk binte shumë në sy. Me gjuhën gjermane ai nuk miqësohej dot, dhe në të shumtën e kohës vishej me kostume sportive. Për nxënësit e tjerë ishte një tip i çuditshëm. Emri i tij: Un Pak, me sa duket djali i një punonjësi të ambasadës koreanoveriore. Në vitin 1997, në fillim të klasës së gjashtë ai u pranua në shkollën "Liebefeld-Steinhölzli" në afërsi të kryeqytetit Bern. Joan Micaelo dhe Un Pak ishin jo vetëm në të njëjtën klasë, por edhe shokë. Një ditë, rrëfen Micaelo për gazetën zvicerane "Tagesanzeiger", Un Pak i kishte thënë se "në të vërtetë unë nuk jam djali i një ambasadorit, por djali i presidentit". Madje ai i ksihte treguar edhe një fotografi me ish-presidentin e atëhershëm, Kim Jong II. Kim Jong-un në fotografi me klasën