115 nga lindja e Fredriko Garsia Lorka
Nga Albert Vataj Ai i pararendi kohës. Jetoi dhe u kacafyt. U ndez dhe u shua si një flakë Prometeu. Erdhi dhe iku, për të mbetur përgjithnji depërtues me kungimin e tij poetik. U ngul si një përmendore në historinë dhe memuarin e Granadës dhe Spanjës. Në të gjithë rrugën që përshkoi, mbeti ai. Nuk u pajtua kurrsesi me atë që i sëmbonte shpirtin dhe i lëndonte plagët. Përkundrazi, u përlesh, luftoi. Pena në dorën e tij, ishte më shumë se një vetëtimë, kungimi i të cilës, shkënd fuqishëm natën tonë të dyzimeve strukun në kthinat e trazuara të shpirtit. Krejt zemëratat e kohës së tij, kulmet e asaj zemre të tallazuar ndjenjash dhe pasionesh të stuhishme, janë mishërimi i përgjithmonshëm që la në shpirtrat tanë, gjithherë me një hov revolte në brendi. Fredriko Garsia Lorka, si poet dhe dramaturg, por përmbikrejt atë që bëri ai, përfshi dhe luftën, poezia mbetet akti më sublim i këtij kumtuesi. Poezia ka bashkërendur me të krah për krah, duke iu bërë fill drite që përshkon këtë