Posts

Showing posts from April 21, 2012

Ezel, triumfi oriental i Konti Monte Kristos

Image
Nga Albert Vataj Hakmarrja si trill dhe metamorfoza si sfidë Shkrimi origjinal është publikuar në formë serie në "Débats des Journal" më 1844, Paris. Carlos Javier Villafane Mercado ka përshkruar efektin që kishte në Europë, kjo kryevepër e njëmendtë. Shkrimet e njëpasnjëshme në formë episodesh kishin një audiencë të madhe, njerëzit ishin të magjepsur. Padurimi për të ndjekur shtypin dhe për të mësuar mbi ecurinë e një zemër të thyer që kërkon të mbledhë copat dhe formësuar mozaikun e hakmarrjes, shkruhej qartë në kronikat e kohës. Ato rreshta ishin ndryshe nga çdo përvojë tjetër leximi e deriasokohshme. Interesimin që rrëmbeu nuk kishte të ngjarë t'i qasej diçkaje tjetër. Ditë pas dite, mëngjeseve, në punë apo në rrugë, njerëzit flisnin vetëm për këtë histori. George Saintsbury (1845-1933), shkrimtar, historian, studiues dhe kritik deklaroi: "Ka qenë libri më popullor në Europë. Ndoshta ishte romani që do të mbante rekordin për një kohë të gjatë për ng