Shkrimtari Hermann Hesse, i njohur dhe i harruar
Laureati i çmimit Nobel, Hermann Hesse vdiq para 50 vjetësh. Por vepra e tij jeton. Ai është një nga shkrimtarët më të njohur gjermanë në botë. Edhe pse e kishin harruar për një kohë të gjatë. Kur duan të tregojnë sa pa vlerë është bërë diçka, atëherë gjermanët përdorin shprehjen popullore për saksitë e luleve. Kështu gazeta e respektuar gjermane, e përjavshmja "Die Zeit", shkruante në vitin 1962: Me Hermann Hesse -n nuk mund të fitosh më asnjë saksi lulesh. Hesse kishte vdekur në atë kohë në moshën 85 vjeçare nga një hemoragji cerebrale. Por koha vetë do t'i ndëshkonte gënjeshtrat e gazetës "Koha", "Die Zeit". Hesse zë ndërkohë vend në shumë biblioteka personale. Tirazhi i veprave të tij në botë arrin të paktën 125 milionë ekzemplarë. Librat e Hesse-s janë përkthyer në gati 60 gjuhë. Se ai do të bëhej shkrimtar një ditë, e kishte të qartë, por prindërit e tij i shihnin gjërat ndryshe. Hermani duhej të bëhej klerik, si ata vetë: Babai i tij