Fehmi Agani në 14 vitet e ikjes së trishtë
Nga Albert Vataj Mëngjesin e 6 majit të vitit 1999 do ta linte Prishtinën bashkë me familjen për tu kthyer kufomë në morgun e qytetit, dy ditë më vonë. Ai u vra dhe junta serbe ngulmoi që duke e faturuar këtë vrasje UÇK-së të “rivriste” politikanin dhe akademikun, dhe njiherash të baltoste luftën për liri të këtij formacioni të lindur nga vullnesa për liri e bijve të Kosovës. 14 vjet me pare, është ndarë nga jeta dhe nga krejçka përbën ambicjen e tij prej akademiku, filozofi, sociologu dhe politikani, Fehmi Agani. Nga tabloja e tmerrit që la pas barbaria e paramilitarëve serbë, vrasja e mistershme e Fehmi Aganit, mbetet kulmorja. Ai ishte i pari nga përsonalitetet e Kosovës që mbetet i vrarë. Rrethanat dhe autorët e vrasjes së akademikut dhe politikanit, Fehmi Agani, asohere u mbështollën prej një manteli të trashë misteri dhe keqinterpretimesh. Tabloja e asaj dite ngjethëse vjen nëpërmjet një kronologjie që vijon: Doktori i sociologjisë dhe njëri nga personalitetet kyqe