Alexander Pope, Të dashurosh mendjen e një gruaje
Në verën e vitit 1714, poeti i njohur anglez, Alexander Pope, kalonte orë të tëra i mbyllur në apartamentin e tij, duke i shkruar letra Marta Blount. Ndërsa në gazetat letrare të kohës kishin nisur të botoheshin vargjet e tij të para, Pope vijonte të mendonte për vajzën që e kishte njohur në një nga libraritë e qytetit. Në një muaj njohje i kishin dhënë njëri-tjetrit dhjetëra letra. “Është provë e sinqeritetit ndaj jush fakti që ju shkruaj kur jam duke pirë dhe jam i gatshëm të nxjerr të vërtetën. Dhe, sigurisht, një letër e shkruar pas orës dymbëdhjetë të natës duhet të jetë e mbushur me këtë përbërës të fisëm. Zemra duhet të zhuritet në zjarr, që më pas të ngrohet nga vera dhe nga ju. Vera zgjedh dhe freskon pasionet e fshehura të mendjes, siç bëjnë ngjyrat e fundosura në një pikturë, që më pas dalin me gjithë shkëlqimin e tyre natyral. Me sa duket, cilësitë e mia paskan ngrirë aq shumë dhe paskan qenë mbyllur aq hermetikisht në kutinë e mërzitshme të orëve të mia të esëllt