Posts

Showing posts from March 16, 2013

Heroi tragjik dhe konfliktinë katër tragjeditë e Shekspirit

Image
Që nga fillimi kritika për Shekspirin ka qenë në raport sinonimi me kritikën e heronjve të tij, të cilët domosdoshmërisht paraqiten brenda kontekstit historik, social, politik dhe të imagjinuar. Heronj të njohur që vijnë në situata të veçanta. Shekspiri njohu mirë audiencën të cilës i drejtohej me karakteret e tij të çmuara. Ai solli situata aktuale të asaj kohe, duke i sprovuar vlerat sociale në të gjitha kontekstet, që në përgjithësi në teatrin Elizabetian ishin të mirëpritura për audiencën e kohës. Personazhet kryesorë i pajiste me epitete të heronjve të mëdhenj të cilët tundoheshin nga fati, fatkeqësia, vendimmarrja e gabuar, si dhe paaftësia për të shmangur veprimet e tyre të cilat gjithashtu ishin të ndërlidhura me kontekstin social. Situata të atilla ku personazhet paraqiten të motivuar, të udhëhequr nga ndjenjat dhe që veprojnë në afekt, e cila i bënë ata të duken herë si heronj të pazëvendësuar, herë injorantë që nuk arrijnë të kapin situatën në duart e tyre, siç e k

Zbulohet në Londër violina e drejtuesit të orkestrës së Titanikut

Image
Zbulohet në Londër violina e drejtuesit të orkestrës së Titanikut, të cilët luajtën derisa gjiganti u fundos.  Të mbijetuarit e tragjedisë pranojnë se u kujtohet një bandë muzikore, e cila luante në direkun e Titanikut, ndonëse pasagjerët ngarkoheshin në barkat e shpëtimit, pasi transoqeaniku u përplas tek ajsbergu. Violina e Hartlit konsiderohej si e humbur që prej tragjedisë së vitit 1912, por shtëpia e ankandit “Henry Aldridge and Son” shprehet se e ka zbuluar instrumentin në vitin 2006 dhe se që atëherë e deri më sot ata kanë bërë testime të shumta për ta vërtetuar teorinë e tyre. “Ishte një rrugë e gjatë”, – shprehet Andre Aldridge, i cili më pas shpjegon se ajo që u ndodhi atyre ishte shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Shtëpia e ankandit ka shpenzuar shtatë vjet dhe shumë para për të arritur një përfundim të saktë për violinën, e cila mendohet t`i ketë përkitur drejtuesit të orkestrës së Titanikut. Instrumenti është analizuar nga shumë ekspertë të qeverisë, m

Monumenti Tarketa ne Katedralen e Milanos

Image
Nga Ilir Karanxhi   Një farë paqartësie vërehet   në literaturën shqiptare në lidhje me personin e Aleks Tarketës nga Shqipëria dhe monumentin e tij në Duomo të Milanos. Së pari duhet sqaruar se Aleks Shqiptari   nuk ishte skluptor dhe asnjë monument nuk është ngritur për nder të tij në   katedralen e Milanos. Sipas vetë dëshmisë të Aleksit, që na trasmetohet mbi lapidar, ai u adoptua qysh në fëmini prej Françesco Sforcës (1401-1466), dukës të Milanos, në oborin e të cilit pati një karjerë të shkëlqyer ushtarake e mbeti në shërbim të kësaj familje deri në momentet e fundit të jetës së tij (23 prill 1490). Me 1478-1480 me shpenzimet e veta Aleksi ngriti një altar(monumenti) në katedralen e madhe   të atij qyteti   të cilën ja dedikon devotshmërisë të madh të tij kundrejt shën Mërisë por edhe mirënjohjes e respektit që kishte kundrejt familjes dukale Sforca. Pra një nga emigrantët shqiptarë në anën tjetër të Adriatikut që u rrit në oborin princor, tregoi aftësi të jashtëzakonës