"Arkeologu dhe hijet" ndërmëndja e kohëve tragjike si çlirim
Nga Albert Vataj Askurrë nuk është e pakohë një nevojë çlirimi. Ndoshta kur kujat kanë zënë e heshtin, një britmë vjen për të na ndërmendur kobin që bashkëjetoi me fatin tragjik të shumë njerëzve atëkohë e tash. E sotmja ndoshta nuk ka nevojë të ngutshme për këtë ndërmëndje, por Albert Shala vendos të tregojë, të tregojë, të rrëmojë plagën që ka zënë kore, të sëmbojë dhimbjen që i ka ndryllur harrimi. Ky zë që ka vendosur të hesht për një kohë të gjatë, merr zemrë dhe kushtron për të kumtuar një cobëz prej të vërtetës së vaditur me gjak dhe të ushqyr me varre. "Arkeologu dhe hijet" më shumë se sprova nistore në narracion, pa asnjë mëdyshje është një kërcim i kurajshëm në një aventurë që bota e ngjiz dhe ngërthen më lëndë të ngjeshur fatesh. Poeti dhe publicisti Albert Shala rreket të çlirohet prej të pamjaftueshmes që eteri petik i mëkon për ta lënë shpirtin e tij dorzan ferrit të jetëve të trishta. Ai vjen për të rrëfyer jetët tragjike të fateve të këputura