Posts

Showing posts from February 9, 2012

Makivel: Tiraninë e krijon ose populli ose aristokrati

Image
NIKOLLA MAKIAVELI      Nikola Makiaveli (Niccolò di Bernardo dei Machiavelli) lindi në Firence më 3 maj 1469. Ai ishte djali i një juristi. Për rininë dhe formimin e tij dihen shumë pak gjëra. Por është e qartë se ishte familjarizuar me poetët kryesorë, filozofët dhe historianët grekë dhe latinë. Zotërimi i shkencave politike dhe njohja e thellë e intrigave të kohës së vet, të dukshme në veprën e tij, të shtyjnë të hamendësosh se Makiaveli u përzie që shumë i ri në jetën politike të qytetit. Më 1498 u bë sekretar i Këshillit të të Dhjetëve, organizëm i ngarkuar me politikën e jashtme dhe ushtarake të Senjorisë. Në vitet që pasuan, shumë ambasada e çuan në qendrat e mëdha të pushtetit, si në Itali ashtu edhe jashtë. Më 1512, kur ra Republika, Makiaveli humbi detyrat e tij për arsye të pjesëmarrjes së hamendësuar në një përbetim kundër Mediçëve të ardhur në pushtet. I arrestuar dhe i torturuar, u shtrëngua të tërhiqej në pronën e tij në San Kashiano, jo larg Firences. Po atë vit s

Çarls Dikens, kumti i zëshëm në zenit

Image
Nga Albert Vataj Dy shekuj janë një shkrepëtimë në universin e matshmërisë së kohës në art. Janë jo më pak se një e djeshme, prej të cilës zgjohemi me ngut dhe përplot kureshti, për të kumtuar dhe për të mëtuar atë që një e shkuar e rizgjuar tek ne ngucatet të dëshmojë. Eshtë kjo kohë dhe hapësirë dimesioni, prej nga erdhi në historinë e letërsisë, një korife mendimi dhe qëmtimi, një ngucatje përvoje dhe dëshmimi, një jetë e tendosur dhe e mbushur me mbrëmje të trazuara dhe netë të zymta, vrashpirtje e zemërthyerje. Oshnar i rrëfimi dhe delikat i tematikët, sarkastik dhe ndërzyes. Ai nuk mund të ishte vetëm një emër i madh, pas të cilit zvarget një galeri kryeveprash botërore, e që mundena me nxjerr prej tyre dhe për ta sejdisur në memorien e shekujt prej jush “Pikuiku”, si fillimtaria dhe tharmi i asaj britme frigane, e atij muzikaliteti të trishtë, e tançkasë në zenith. Ishte dhe mbeti një zot i gjenialitetit dhe fatit, kryerendës i kushtrimeve më të zëshme të kohës dhe taba

Spinoza: Qëllimi i shtetit nuk është të sundojë as t'i mbajë njerëzit të frikësuar, por, përkundrazi, t'i çlirojë individët nga frika

Image
BENEDIKT SPINOZA         Baruh Spinoza, (Baruch Spinoza, Hebrej: ברוך שפינוזה‎ Baruch Shpinoza, Portug.: Bento de Espinosa, Latin: Benedictus de Spinoza) filozof holandez (1632-1677). Me origjinë nga një familje çifute e cila ka ardhur nga Portugalia. Spinoza qysh si i ri i përkushtohet studimit të Biblës, të Talmudit dhe të filozofisë skolastike. Mirëpo së shpejti për shkak të qëndrimit të tij kritik racional ndaj këtyre teksteve shkakton zemrimin e kryeparëve fetarë dhe të qarqeve teologjike në përgjithësi, kurse në vitin 1656, pas sugjerimeve të pasuksesshme që t'i kthehet fesë së etërve, u mallkua me anatemën më të rëndë dhe u përjashtua nga komuna çifute: «Le të jetë i mallkuar ditën dhe le të jetë i mallkuar natën. Le të jetë i mallkuar kur shtrihet dhe le të jetë i mallkuar kur ngrihet. Le të jetë i mallkuar kur niset dhe le të jetë i mallkuar kur kthehet... Ju urdhërojmë që askush me të të mos komunikojë as me gojë as me shkrim askush të mos qëndrojë me të nën një

Aleksandi i Madh, ai qe doli nga legjenda dhe hyri ne perjetesi

Image
ALEKSANDRI I MADH      ALEKSANDRI i Maqedonisë, Greq.: Ἀ λέξανδρος ὁ Μέγας ose Μέγας Ἀ λέξανδρος (356-323 p.e.r), strateg ushtarak dhë burrë shteti i shquar i lashtësisë, mbret i Maqedonisë. Aleksandri konsiderohet nga brezat pasardhës si pushtuesi legjendar i Perandorisë së Vjetër Perse (që përfshinte në atë kohë edhe Egjiptin), i cili përparoi, i shtyrë nga vrulli i tij i furishëm, deri në brigjete Indisë. Ai donte të shkonte deri në kufijtë e Tokës, e cila imagjinohej e sheshtë dhe e rrethuar nga lumi Oqean. Megjithëse vdiq shumë i ri, vetëm 33 vjeç, ai krijoi perandorinë më të madhe që ka njohur bota ndonjëherë. Në vitin 334 para erës sonë, Aleksandri kaloi Helespontin (emri i vjetër i Dardaneleve) e Europës, shkoi drejt Azisë dhe bota ndryshoi përgjithmonë. Polisin (qytetin) grek e pasoi kozmopolisi: qytete sipas modelit grek u krijuan në të gjithë Orientin, madje, edhe vetë Greqia u bë kozmopolite. Një art i ri "helenist" (më humanist) zëvendësoi stilin klasik