Posts

Showing posts from October 10, 2012

Ankthi i Nobelit në letërsi

Image
Nga Alfred Beka Shkrimtari japonez Haruki Murakami vazhdon t’i prijë listës së kandidatëve për çmimin Nobel për letërsi, i cili do të jepet të enjten. Ismail Kadare vazhdon të mbetet shpresa e vetme e shqiptarëve për ta fituar këtë çmim, ndërsa letërsia e Kosovës vazhdon të mbetet e vobektë dhe e izoluar. Sa herë që afrohet data e dhënies së çmimit Nobel për letërsi shkrimtarët qëndrojnë si në ankth. Kush do të jetë ai fatlum që do të marrë shpërblimin në vlerë prej rreth një milion dollarë, është pyetja më e shpeshtë që bëhet gjatë këtyre ditëve. Përgjigjet janë të ndryshme. Ndokush i beson instinktit dhe shijes së vet e ndokush u beson bastoreve të ndryshme. Bastorja angleze Ladbrokes e konsideron favorit të këtij viti shkrimtarin japonez Haruki Murakami. Murakamin e konsideron favorit edhe shkrimtari kosovar Halil Matoshi. “Bazuar në atë që shkruan ‘The Guardian’, shkrimtari japonez Haruki Murakami ka ma shumë gjasa. Gazeta britanike ka marrë anën e japonezit. Kam qe