Salman Ruzhdie: ‘Vargjet satanike’ s’është një libër për fenë
Bisedoi: Rudina Xhunga, SHQIP Më pëlqeu shumë të lexoj autobiografinë tuaj. Faleminderit. Ishte një tundim për të thënë historinë e një pjese të rëndësishme të jetës, kryesisht, por edhe të të gjithë jetës sime. Rruga si u bëra, shkrimtari që u bëra. Dhe ia dolët shumë mirë ta tregoni… Faleminderit! Ndjeva se duhej t’i afrohesha si një projekt letrar, jo thjesht si një ditar rrëfimi. U përpoqa ta bëj të ngjaje, si një prej librave të mi. Për ta shkruar si roman, që gjithçka të jetë e vërtetë. Ka libra të tillë. Po mendoja për Listën Shindler të Tomas Keneally, për shembull. Apo “Me Gjakftohtësi”, të Truman Capote-s. Ose “Gjërat e Duhura”, të Tom Wolfe. Libra të tillë, që bazohen në situata të vërteta dhe u jepet trajta me aftësitë e një shkrimtari romanësh. Mendoj se kjo është mënyra e duhur. Ndryshimi është se këta njerëz s’po tregojnë historinë e jetës së tyre, por të të tjerëve. Doja të shihja se si mund të shkruaja një roman për njerëz që njihja, por dhe për vet